Askush që ofron shërbim hotelerie nuk do të tolerohet nëse pas 1 Qershorit do të vazhdojë të derdhë ujerat e zeza në det. Ministri i Mjedisit dhe Turizimit Blendi Klosi, pasi vizitoi një resort që ka implementuar impiantin e depurimit në Tale të Lezhës u kërkon bizneseve të marrin masa për të vendosur këtë lloj teknologjie për të mos u ndëshkuar, pasi forca e ligjit thotë ai do të jetë e ashpër.

“Jemi tashm

ë

n

ë

sezon, kanë ardhur turist

ë

t e parë dhe ajo çfarë ofron bregdeti dhe natyra shqiptare, por edhe vete shqiptarët janë të krahasueshme me atë çfarë ofrohet në rajon, por natyrisht  trajtimi i mjedisit  është akoma shumë larg asaj që duhet të jetë. Ne do të jemi shumë të ashpër me këdo që nuk zbaton lejen mjedisore në raport me shtetin për të pastruar ujërat e zeza dhe për të administruar mbetjet urbane”.

Derdhja e ujërave të zeza në det ka bërë që ujërat e plazheve në vend të rezultojnë ndër më të ndoturat në rajon duke bërë që në shumë raste pushuesit të largohen dhe sezoni turistik të dëmtohet.

Tv Klan