Banorët e zonës së Porto Romanos përreth vendit ku janë vendosur kontenierët me mbetje të dyshuara të rrezikshme, kanë protestuar këtë të shtunë.

Ata shprehin kundërshtimin e tyre ndaj magazinimit të këtyre mbetjeve pranë zonave të banuara.

Protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të tyre dhe zhvendosjen në zona të përshtatshme, larg vendbanimeve.

Banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse, duke paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve nëse shqetësimet e tyre nuk merren parasysh.

Kontejnerët me mbetje janë depozituar në këtë zonë me vendim të Prokurorisë së Durrësit. Gjatë ditëve në vijim pritet të merren mostrat e tyre për analiza të mëtejshme për të përcaktuar llojin e mbetjeve.

Tv Klan