Vetëm diçka urgjente dhe mjaft e rëndësishme mund të bëjë të mungosh në dasmën tënde. Pikërisht kjo ka ndodhur me Mohamed Buya Turay. Futbollistit i duhej që të paraqitej në stërvitjen parapërgatitore të skuadrës së tij, dhe kështu të braktiste nusen në ditën e dasmës.

Sipas DailyMail, ceremonia martesore ishte planifikuar për në datën 21 Korrik, por klubi suedez dëshironte që 27-vjeçari të ishte prezent në grumbullimin stërvitor.

Kështu që Turay iu desh të humbte cereoninë e dasmës së tij dhe te udhëtonte drej Suedisë për të qenë pjesës e stërvitjes me klubin Malmo në 22 Korrik.

Turay shpjegoi gjithë historinë për gazetën suedeze Aftonbladet: “Ne duhej të martoheshim më datën 21 Korrik në Sierra Leone, por unë nuk isha prezent sepse më kërkonte klubi Malmo për t’u paraqitur më herët në stërvitje. Ne i bëmë fotot e postuara më herët, ishte vëllai ai që më ‘zëvëndësoi’ si dhëndër në ceremoninë zyrtare.”

Turay, i cili nënshkroi për Malmon pasi kaloi dy sezone në ligën kryesore të Kinës, hyri në nëntë minutat e fundit kundër Diddeleng të Luksemburgut të enjten në një fitore 3-0 në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës./tvklan.al