Lajme Arkiva 2003

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn pas vendoreve të 12 tetorit zgjedhjen e nënkryetarit të KQZ-së. Këtë e kërkuan më parë anëtarët e KQZ-së që i përkasin opozitës, pasi sipas tyre shpërqendrohet vëmendja nga procesi zgjedhor që është i afërt.

Këtë ide mbështeti edhe kryetari Ilirjan Celibashi i cili deklaroi se nënkryetari do të zgjidhet me pëlqimin e të gjithëve pasi çdokush prej anëtarëve mund të zëvendës kryetar i komisionit, por anëtarja Dëshira Subashi nuk pranon zgjedhjen e saj në një rast të mundshëm.

Ilirjan Celibashi: Duke patur në tavolinë edhe një kërkesë të zonjës Subashi, e cila nuk pranon një rast të mundshëm që ta marri këtë detyrë, unë konsideroj që institucioni i KQZ-së për fat të keq, i goditur nga politika, nuk mundet ta bëjë këtë zgjedhje.

Çelibashi i ka kërkuar presidentit të Republikës Alfred Moisiu, të mos lejojë ndërhyrjen e lidershipit të partive politike në punën e KQZ-së, pasi është institucion i pavarur.

Ilirjan Celibashi: I drejtohem  edhe presidentit të republikës si një institucion legjitim që meqenëse ka deklaruar që do të mbajë përgjegjësi institucionale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ky është rasti më i mirë që ai të mbajë një qëndrim./tvklan.al