Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Një pjesë e të plagosurve të aksidentit të djeshëm në afërsi të Fushë Arrzit, janë transportuar edhe në spitalin e Shkodrës. Sipas mjekëve të këtij spitali, pavarësisht traumave që kanë marrë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nxënësja kosovare: “Këtë ngjarje momentalisht nuk di asgjë, kam qenë në gjumë kur ka ndodh, tjetër sen nuk di, vetëm kur e kam parë veten në kerr me disa nxënësa, gjendja nuk është edhe aq e keqe mendoj. Nuk jam e lëndume fort, të thyme në asht nuk kam.”
Nxënësi kosovar 1: “Unë quhem Ledion Berisha, jam nga komuna e Malishevës, kena pësuar një aksident, mirë jam, në gjendje të mirë, falë vëllezërve këtu ka kanë ndihmuar, shumë mirë jam, nuk kam lëndime serioze.”
Nxënësi kosovar 2: “Jam nga Mirusha e Malishevës, ishim në pushime me shkollën e mesme “Abdyl Frashëri”Malishevë dhe pasi përfunduam duke shkuar prej shtëpie, isha në gjumë dhe pasi është rrokullisur nuk e kam vërejtur atë, ngjarjen në fillim, pasi është rrokullisur poshtë autobusi e kam ndierë jam zgjuar dhe kam parë që jam i lënduar.”/tvklan.al