Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Dështuan përfundimisht bisedimet dhe marrëveshja zgjedhore mes PS dhe PSD. Kryetarët e të dy partive, Fatos Nano dhe Skënder Gjinushi, konfirmuan plotësisht se nuk arritën mirëkuptimin dhe se nuk do të ketë bisedime të tjera.
Fatos Nano:- “Negociatat u mbyllën, marrëveshje nuk ka, kështu që po shfrytëzoj këtë mundësi për të komunikuar këtë publikisht dhe me strukturat e PS, që të mobilizohen për të konkurruar dhe fituar në 32 komuna e bashki të ofruara PSD, që nuk pranon marrëveshjen”.
Skënder Gjinushi:- “Nuk u arrit marrëveshje për kandidatë të përbashkët, kështu që do të shohim mënyrat e bashkëpunimit për më tej”.
Gazetari:- Do dilni të vetëm në zgjedhje?
Skënder Gjinushi:- “Sikurisht që ne me listat tona do të dilnim që në fillim, u bënë përpjekje për kandidatë të përbashkët, ka koncepte të ndryshme për këtë bashkëpunim, kështu që s’po gjenden pika të përbashkëta”.
Gjinushi erdhi ndërsa ishte drejt fundit mbledhja e kryesisë socialiste. Pas shpresave të ditëve të para për marrëveshje, aleatët e vjetër nuk arritën të ringrejnë në nivel më të mirë marrëdhëniet mes tyre./tvklan.al