Lajme Arkiva 2003
Dështon tentativa për të përsëritur konferencën e Partisë Socialiste për Tiranën. Komisioni Qendror i Garancive Statutore, pas shqyrtimit të materialit zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Konferencës së Tiranës, pa ndryshuar as numrin dhe as përbërjen e delegatëve të zgjedhur aty.
Gramoz Ruçi: Për arsye të vendimit të KQZ-së është në përputhje me institucionin përkatës dhe në përputhje të plotë me statutin e partisë kështu që vendimi i mbrëmshëm i KQKZ-së, është në mbështetje të vendimit të Konferencës së Tiranës, kështu që nuk ka se përse të ketë asnjë obligim kongresi i partisë lidhur me ankesën që është një e drejtë satutore e kujtdo anëtari apo delegati të ankohet në KQZ dhe vendimi i KQZ-së është në mbështetje të konferencës së Tiranës.
Me gjithë debatet e një nate të parë Komisioni Qendror i Garancive Statutore, nuk ka ndryshuar as vendimin e konferencës së Partisë Socialiste në Vlorë./tvklan.al