Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptarit në Athinë. Viktima u ekzekutua me plumb në kokë sapo kishte parkuar motorin. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatë në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos, në lagjen Kypseli.

Bëhet fjalë për një vrasje tipike mafioze, thotë mediat greke, duke shtuar se po hetohet në disa drejtime. Paraprakisht ka dyshime që krimi të ketë ndodhur për larje hesapesh, por nuk ka asgjë zyrtare nga policia greke.

Kur u ekzekutua poshtë pallatin, 36-vjeçarin e prisnin në shtëpi gruaja e tij shtatzënë dhe fëmija i mitur. Kur mësoi se çfarë kishte ndodhur, gruaja e shqiptarit pësoi tronditje. Hetuesit grekë janë duke mbledhur prova dhe morën dëshminë e vëllait dhe familjarëve të viktimës. Emri i tij nuk është bërë i ditur, ndërsa po hetohet për të zbuluar identitetin e autorëve dhe për të zbardhur shkaqet.

/tvklan.al