Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e 31 pasurive në emër të Ervis Martinajt dhe njerëzve të tij të afërm.

Me argumentet se nga hetimi pasuror ato rezultojnë të mos justifikohen me burime të ligjshme dhe ka dyshime që janë të krijuara nga aktivitete kriminale, SPAK ka dërguar në Gjykatë kërkesën që ato të kalojnë në favor të shtetit.

Pasuritë e identifikuara nga hetuesit sit ë lidhura me Martinajn dhe familjen e tij janë 9 kompani private, tre apartamente, një vilë në Surrel. Gjithashtu hetuesit identifikuan 15 prona, arë e truall, në Sarandë, Tiranë e Kurbin, si të pajustifikuara.


Konfiskim u kërkua edhe për 5 makina dhe një llogari bankare në vlerë 1.8 milionë lekë. Ndaj Ervis Martinajt janë lëshuar dy masa sigurimi në mungesë nga Prokuroria e Posaçme që e dyshon atë si porositës të krimeve kundër jetës si vrasje dhe atentate të parealizuara.

5 muaj pasi SPAK lëshoi masën e parë të sigurimit për të, në Gusht të 2022-it, ai u denoncua nga familjarët si i zhdukur dhe që prej asaj kohe, hetimet nuk kanë dhënë përgjigje mbi fatin e tij.

Tv Klan