Dhjetë persona janë vrarë dhe 15 janë shtruar në spital në një sulm me thikë në provincën qendrore Saskaçevan të Kanadasë, në një komunitet indigjen.

Policia është në kërkim të dy burrave të quajtur Damien Sanderson, 31 vjeç dhe Myles Sanderson, 30 vjeç. Sipas policisë viktimat u gjetën në 13 skena të ndryshme krimi, ndërsa kjo është një nga vrasjet masive më vdekjeprurëse në historinë moderne kanadeze.

Rhonda Blackmore, ndihmës komisioneri i RCMP Saskatchewan, tha në një konferencë shtypi se disa nga viktimat duket se janë shënjestruar nga të dyshuarit, por të tjerët janë sulmuar rastësisht, sipas Mirror.

Tre viktima janë identifikuar deri më tani, sipas miqve dhe familjarëve që folën për mediat lokale. Policia u ka kërkuar banorëve vendas që të mos iu afrohen të dyshuarve dhe të qëndrojnë në një vend të sigurt nëse është e mundur. /tvklan.al