Kombëtarja e mbylli vitin me 1 barazim ndaj Çekisë dhe 1 humbje me Ukrainën. Këto rezultatet pritet të mos ndikojnë në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor sipas përllogaritjeve të faqeve të specializuara. Shqipëria do të qëndrojë në vendin e 65, ashtu si muajin e kaluar. FIFA do ta publikojë renditjen zyrtare më 28 nëntor.
Kombëtarja e nisi vitin në pozitën e 64 dhe gjatë 2024 pati oshilacione, duke zbritur e 67 në shtator. Renditjen më të mirë historike kuqezinjtë e patën në gusht të 2015 ku ishin të 22 në botë, kjo falë fushatës kualifikuese të Euro 2016. Kosova pritet të ketë një tjetër përmirësim në klasifikim, për të vendosur një tjetër rekord për Dardanët në FIFA.
Në krye nuk do të ketë lëvizje me Argjentinën që do të vijojë të jetë e para e ndjekur nga Franca e Spanja. Shqipëria tani duhet të presë shortin për garën që të çon në Botërorin 2026, ku nga zona europiane kualifikohen fituesit e secilit prej 12 grupeve, ndërsa vendet e dyta përfshihen në play off për 4 biletat e fundit.
Tv Klan