Në ditën ndërkombëtare të dhunës ndaj grave, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha thekson se Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmirësuar dhe për të krijuar mekanizma për eliminimin e dhunës me baze gjinore.

Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm: Reforma në proceset e rekrutimit duke siguruar një përfaqësim të denjë të grave. Krijimin e partneritetit me organizatat dhe sektorë të shoqërisë civile. Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmirësuar dhe për të krijuar mekanizma për eliminimin e dhunës ndaj grave, fuqizimin e mbështetjes për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe përmirësimit të bashkëpunimit me organizata që ofrojnë mbështetje për to. Kërkohet përfshirja e të gjithë aktorëve.

Ndërsa e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn deklaroi se do të ketë mbështetje për projekte që lidhen kundër dhunës ndaj grave.

Nancy VanHorn, E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Ambasada Amerikane është krenare të mbështesë fazën fillestare të planit të zbatimit 2023-2025 dhe dua të theksoj disa mënyra që ne po afrojmë këtë ndihmë. Po ofrojmë ndërtim kapacitetesh, rritje të ndërgjegjësimit, një manual trajnimi si dhe një program kombëtar shkëmbimi për bashkitë.

Sipas Ministrisë së Brendshme edhe nisma si përfshirja e grave në Policimin në Komunitet ka rezultuar pozitive në përmirësimin e zgjidhjes së konflikteve për këto grupe risku.

Klan News