Nuk mungon në asnjë javë dhe është kthyer si fërshëllima e arbitrit, diçka e zakonshme gjatë dhe në fund të takimit.
Dhuna në futbollin shqiptar duket sikur është përcaktuar tashmë në rregullore. Vlora dhe Erseka kanë qenë arenat e javës së 22 të Superligës.
Në stadiumin Flamurtari ndeshja e vendasve me Kastriotin përfundoi para kohe pas përleshjeve në fushë. Shkëndija ka qenë një 11 metërshit në favor të vlonjatëve.
Stafi krutan ka tërhequr nga fusha e lojës ekipin kur rezultati ishte në barazim 1-1. Sokol Jareci i rënë bilbilit tre herë sepse të gatshëm për lojë ishin vetëm 11 futbollistët e Flamurtarit. Të shtunën dhuna ka qenë në Ersekë ku objektiv ishte vijërojtësi, Denis Agaraj.
Nervozizmi doli jashtë kontrollit pasi Bardhyl Pashaji i kishte dhënë fund ndeshjes që përfundoi në barazim 1-1.
Pas këtyre rasteve të përsëritura aq sa kur lajmërohet kampionati shqiptar mendohet vetëm për sherr dhe dhunë, duket sikur situata po del jashtë kontrollit./tvklan.al