Federata Shqiptare Futbollit mendon se masat ligjet që ndëshkojnë shfaqjet antisportive në shkallët e stadiumit janë shumë të buta.
Këtë ide ka Sekretari i Përgjithshëm i saj, Eduard Prodani, fakt që e ka bërë të ditur dhe në mbledhjen e komisionit Antidhunë pranë Ministrisë së Sporteve, por edhe në komisionin për edukimin në Kuvendin e Shqipërisë.
Eduard Prodani: “Parashikimet në legjislacion të masave më të ashpra për rastet e dhunës gjithmonë në shkallët e stadiumit ose të gjesteve antisportive. Ne mendojmë që duke pasur parasysh dhe përvojat pozitive të disa vendeve të tjera që me ashpërsimin e masave ligjore ose me ashpërsinë e dispozitave ligjore dhe me masat me energjike dhe më efikase nga organet e rendit është e mundshme të krijohet një klimë më pozitive dhe të evitohen raste të dhunës në të ardhmen”.
Sekretari FSHF-së, Eduard Prodani sqaron se kjo i mbetet në dorë juristëve për ta çuar më tej.
Në vitin 2006 i dërguari i Federatës, Sulejman Mema u godit në ambientet e stadiumit të Burrelit dhunë e cila i rrezikoi jetën.
Në Komisionin për Edukimin dhe atë Antidhunë u hodh ideja e vendosjes së rojeve të veshur civilë, të cilët do të qëndrojnë bashkë me publikun.
Për dhunën brenda fushës sekretari Prodani pranoi se ndëshkimet që jepen nga disiplina janë në një linjë me rregulloren e UEFA-s dhe FIFA-s, por gjithsesi mund të ketë ndryshime në disa aspekte./tvklan.al