Asambleja zgjedhore e komitetit olimpik është diskutuar edhe në parlamentin shqiptar. Ministri Pango ka deklaruar papajtueshmërinë e institucionit që drejton me veprimet e kandidatit Esat Ademi, por ka paditur dhunën e ushtruar nga personeli i sigurisë ndaj sportistëve olimpistë.

Ylli Pango: “Ju keni parë në pjesën e fundit të filmimit një njeri të dëshpëruar me dhunën e të cilit ne padyshim nuk pajtohemi zotit Esat Ademi, që shkatërroi një kuti dhe grisi disa fletë. Por nuk kemi parë të filmuar çka ndodhur 1 orë rresht përpara se të ndodhte ky akt që ne prapë e theksoj e dënojmë. Një orë rresht në sallë kanë hyrë bandit dhe njerëz të paautorizuar që kanë kapur për krahësh dhe kanë flakur si qen përjashta sportistët tanë olimpistë, krenarinë tonë. Një orë rresht në këtë sallë është dhunuar në goditjen e njerëzve të futur pa autorizim, sportisti dhe ata që ishin anëtar legjitim të komitetit olimpik shqiptar.”

Ministri Pango ka sqaruar edhe një herë çështjen e firmosjes së statuteve të federatave

Ylli Pango: “Dje nuk është deklaruar që e ka fajin drejtoria, por është deklaruar që federatat kanë çuar statutet e tyre jo në përputhje me ligjin dhe drejtoria mban përgjegjësi. Që këtyre njerëzve, nuk e ka vënë në dukje që ti bëjnë sa më shpejt statutet dhe siç duhet.”/tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe