Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët sot në Frosinone, pasi kanë dhunuar dhe një efektiv të policisë. Mediat në vend bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar janë një 28 dhe një 38 vjeçar, të cilët kishin precedentë të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krime të tjera.
Shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen publik, mësohet se kanë qenë të dehur dhe kanë dhunuar afër një lokali efektivin dhe nuk i janë bindur urdhrit të tij.
2 të arrestuarit kishin dalë nga lokali dhe ishin ndaluar nga në patrullë e karabinierëve, por kanë injoruar thirrjet e tyre dhe në një moment kanë qëlluar një efektiv.
Pas kësaj ata u përleshën me policët dhe gjithashtu thyen pasqyrën e makinës së tyre. Pas ardhjes së përforcimeve është bërë i mundur arrestimi i tyre dhe dërgimi në komisariat.
Të dy karabinierët që u përfshinë në përleshje u dërguan në spital dhe nga ekzaminimet e bëra ata kanë disa hematoma në shpatull dhe bërryla./tvklan.al