Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë që po transportonin me makinë një sasi kokaine. Guarda di Finanza konfiskoi 1 kg kokainë në Bolzano, brenda një automjeti tip BMW me të cilën udhëtonin shqiptarët. Ata janë E.K. 24 vjeç dhe F.C. 41 vjeç.
Njëri prej tyre kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ishte dënuar për një vepër penale të mëparshme. Sipas policisë italiane, nëse kokaina do të hidhej në treg dhe prej saj do të shiteshin 5 mijë doza, do të kishte një vlerë prej 350 mijë Euro.
Lënda narkotike në automjet u gjet me ndihmën e qenit anti-drogë, që ishte fshehur në sediljet e përparme. Dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim për të dalë më pas në gjykatë për trafik të lëndëve narkotike. /
tvklan.al