Dy makina janë përfshirë nga flakët këtë të martë në Durrës. Policia thotë se persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin makinave. Njëra prej tyre është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht.
Uniformat blu thonë se po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Informacioni paraprak i policisë:
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy automjeteve, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./tvklan.al