Dy të moshuar u asfiksuan nga tymi, mëngjesin e kësaj të hënë në azilin e Poliçanit për shkak të rënies së një zjarri. Ngjarja ndodhi në orën 6:00 të mëngjesit kur dy dhomat e dy të moshuarve Tahir Senka, 84 – vjeç dhe Mustafa Kaceli, 81 – vjeç, u përfshinë nga flakët.
Nga hetimet e para dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një bisht cigareje i lënë ndezur nga një prej të moshuarve.
Zjarri sipas burimeve të policisë ka përfshirë një prej shtretërve të të moshuarve dhe me pas flakët janë përhapur të gjithë dhomën. Kujdestarët e turnit të natës kanë ndërhyrë duke mundur të lokalizojnë flakët.
Të moshuar e azilit, shprehen se nuk i njihnin personat dhe se ngjarjen e kanë marrë vesh mëngjesin e sotëm. Sipas dëshmitareve dy të moshuarit e asfiksuar nuk munden të shpëtonin, pasi kishin probleme shëndetësore.
Menjëherë pas incidentit bashkia e Poliçanit që administron qendrën e azilit, vendosi pezullimin e drejtoreshës Aurora Doko si dhe dy kujdestarë të azilit.
Tv Klan