Në kampin e Gjadrit ka nisur procedura e aplikimit të 6 emigrantëve për azil. Përmes avokatëve apo asistentëve të ndryshëm që ju vijnë në ndihmë, emigrantët do të aplikojnë si azilantë përmes një formulari.

Korrespondenti i Tv Klan, Martin Marku raporton se ata do të presin 28 ditë në pritje të përgjigjes nëse do të aprovohet aplikimi i tyre si azilantë ose jo.

Në të kundërt, nëse do të ketë një përgjigje negative, emigrantët pritet të rikthehen në vendet e origjinës. Deri në këto momente, është bërë me dije se nuk ka pasur problematika.

Emigrantët e paligjshëm të kapur në brigjet e Siçilisë janë nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Sapo ato mbërritën në Portin e Shëngjinit, u akomoduan në qendrën e pritjes, ku iu nënshtruan vizitave mjekësore dhe procedurave të nevojshme të verifikimit, nga ku 2 prej tyre rezultuan me probleme dhe u kthyen pas./tvklan.al