Një banesë në fshatin Lazarat është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Mësohet se zjarri është shuar në kohë duke mos rrezikuar banesat e tjera përreth.
Sipas informacioneve paraprake, banesa ka qenë e pabanuar.
Akoma nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa detaje të tjera priten në vazhdim./tvklan.al