Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi. I moshuari me iniciale R. H. kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore në Sukth.
Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75-vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al