Zjarr në një banesë në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq. Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi mësohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila ka shpërthyer në katin e dytë të një godine.
Sipas të dhënave nga shërbimi zjarrfikës dhe siç mund të shihet nga pamjet zjarri ka djegur totalisht orenditë e një dhome, ndërsa ka rrezikuar të përhapej edhe në ambientet e tjera të shtëpisë si edhe godinat ngjitur saj.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses bëri të mundur vënien në kontroll të flakëve. Nga ngjarja nuk raportohen te lënduar./tvklan.al