Dinamo dhe Partizani kanë treguar këtë sezon futbollistik rivalitetin më të ashpër në 18 vitet e fundit. Skuadrat kryeqytetase po luftojnë për titullin kampion 2 pikë larg njëra-tjetrës 4 javët e fundit. Kundërshtarët historik do ta mbyllin me një sfidë direkte, ashtu si në vitin 1990, ku triumfues në fund u kurorëzua Dinamo.
Ilir Daja: “T’i heqësh një paralele Dinamos së ’90-ës me Dinamon e 2008-ës, do të thoja që njëra është pjesë e nostalgjisë ku shprehesh vetë si futbollist dhe është një nga gjërat më të bukura. Ndërsa Dinamo i 2008-ës është Dinamo që përgjegjësia është shumë më e madhe sepse rrija në rolin e trajnerit”.
Rivali kryesor i Dinamos këtë sezon Partizani, vjen me një pamje tjetër më të mirën e viteve të fundit sipas ish-sulmuesit të njohur Ylli Shehu.
Ylli Shehu: “Ky Partizan tashi po tregon vlerat duhet të themi. Është viti i parë, që dmth gjatë kohës presidenti Xhani që Partizani luan me vandali edhe me lojtarë të akademisë tij dhe po tregon shumë rezultat. E ardhmja e Partizanit duket e sigurt me këto lojtarë”.
Kalendari deri në ditët e fundit ka rrugën e tij duke nisur që nga sfida e kësaj jave e dinamos me Tiranën. Por në fund takimi kyç mbetet sërish Derbi me Partizanin.
Ylli Shehu: “Të dyja janë treguar rivale të denja në këtë kampionat, kështu që në një ndeshje direkte megjithëse nuk do të thotë gjithçka një ndeshje direkte po prapë do ishte më e saktë, dmth fitimi i titullit direkt me kundërshtarin do ishte diçka më e saktë”./tvklan.al
Gazetari: Endrit Sauku