Sizmologët: Në Shqipëri lëkundjet zgjatën 1 minutë
8 banesa të vjetra në bashkinë Devoll kanë mbetur të dëmtuara nga tërmeti 6 ballë që goditi Greqinë mbrëmjen e së dielës. Banesat e dëmtuara janë 3 në Bilisht, 2 në Vranisht, 2 në Shuec dhe një në Mançurisht.
Sipas sizmologëve tërmeti me epiqendër në Follorinë është në të njëjtën pllakë tektonike me Shqipërinë.
“Shqipëria është pjesë e pllakës euro-aziatike, ndërkohë që edhe pjesa lindore e Greqisë është pjesë e kësaj pllake, pra ndodhemi në të njëjtin shtrat tektonik dhe karakteristikat tektonike të kësaj zone janë të njohura. Është një zonë aktive, është e lidhur me tërmetin e 95-të të Kozanit”.
Lëkundjet në Shqipëri kanë zgjatur rreth minutë për shkak se tërmeti ishte i cekët.
“I referohemi stacionit të Korçës, që është stacioni më i afërt 57 km nga vatra. Lëkundja është afërsisht 1 minutë”.
Sipas ekspertëve të IGJEUM, në zonë ka ende aktivitet sizmik i cili mund të zgjasë për disa ditë.
Tv Klan