Pas Austri-Kroaci ndeshja tjerët e ditës së dytë të Europianit është Gjermani-Poloni. Padyshim takimi mes gjermanëve dhe polakeve në Klagenfurt shfaqet si më i nxehti. 15 sfidat e mëparshme flasin për Gjermaninë, e cila ka fituar 11 prej tyre, ndërsa 4 të tjera janë mbyllur në barazim.

Skuadra e Joachim Low nuk ka fituar një ndeshje në fazën finale  të Europianit që prej vitit 1996 kur u shpall kampione. Në edicionet pasuese nuk ka mundur të dalë as nga grupi, por në ndeshjen e mbrëmjes Gjermania është ekipi që shihet si fitues.

Bookmarkersat mendojnë se fitorja e Gjermanisë do të jetë me më shumë  se 2 gola duke e ndarë gjysmën e shumës së parave të vendosur për këtë bast nëse Gjermania shënon vetëm një gol. E thënë ndryshe në gjuhën e tyre një gol ndahet.

Për kompaninë e basteve fitorja e Gjermanisë kuotohet në 1.53, barazimi 3.75, ndërsa fitorja e Polonisë është në koeficientin 7./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe