Rusia nis pushtimin e Ukrainës: TË GJITHA ZHVILLIMET E DITËS SË ENJTE I NDIQNI DUKE KLIKUAR KËTU
◾Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se trupat ruse janë në një zonë në veri të Kievit. Në rrjetet sociale janë publikuar video ku shfaqen tanket ruse që avancojnë drejt qendrës së Kievit.
◾Në ditën e dytë të sulmit rus në Ukrainë janë raportuar shumë shpërthime në Kiev. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia ka ndërmarrë sulme me raketa në kryeqytet. Të paktën një ndërtesë është dëmtuar në kryeqytet. Nga kjo ngjarje janë plagosur tre persona.
◾Presidenti Zelensky i është drejtuar kombit me një fjalim dhe ka kërkuar nga Rusia një armëpushim. Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimore që të bëjnë më shumë për të ndaluar sulmin rus. Ai ka thënë se e di që tashmë ai vetë është objektivi numër 1 i Rusisë.
◾137 ukrainas kanë ndërruar jetë pas luftimeve që ndodhën të enjten. Mes viktimave ka ushtarë dhe civilë.
◾Rusia ka marrë kontrollin e kompleksit të Çernobilit. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për kujdes maksimal në zonë për shkak të radioaktivitetit. Deri tani në ish-objektin bërthamor nuk është raportuar për viktima apo shkatërrime.
◾Ndaj Rusisë janë vendosur sanksione të reja, që nga Brukseli në Kanberra. Sanksionet përfshijnë edhe ngrirjen e disa aseteve bankare.
◾Presidenti Vladimir Putin ka mbrojtur sulmin ndaj Ukrainës dhe thotë se nuk ka mënyrë tjetër për të mbrojtur Rusinë.
◾Putin thirrje ushtrisë ukrainase: E kam më të lehtë të flas me ju se me nazistët që kanë kapur Kievin.
◾ Rusia përjashtohet nga Eurovision 2022.
Kina abstenon rezolutën që dënon pushtimin rus të Ukrainës
Në rezolutën e paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina ka abstenuar. Vota e Kinës pritej me interes, duke patur parasysh marrëdhëniet që ka me Rusinë.
Ndërsa Rusia është i vetmi vend që votoi kundër mocionit.
Duke qenë se Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB, vota kundër është VETO ndaj mocionit që dënon pushtimin rus.
Zelensky: Rusët janë gati të sulmojnë Kievin
Përmes një deklarate, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se rusët do të sulmojnë Kievin në orët e ardhshme.
“Kjo natë do të jetë e vështirë, shumë e vështirë, por mëngjesi do të vijë. Këtë natë armiku do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer rezistencën tonë. Këtë natë ata do të nisin një sulm. Këtë natë ne duhet të ngulmojmë. Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani”, u shpreh ai.
Lufta në Ukrainë/ Rusia: Kemi marrë kontrollin e qytetit Melitopol
Rusia thotë se forcat e saj ushtarake kanë marrë kontrollin e qytetit Melitopol në Ukrainë. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, trupat kanë hyrë në qytet pa rezistencë, raporton agjencia e lajmeve Tass.
Lajmi nuk është i konfirmuar nga mediat ndërkombëtare. Më herët, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se në Melitopol kishte luftime të ashpra.
Melitopol është i lokalizuar në juglindje të Ukrainës, pranë Krimesë, ky i fundit rajon i aneksuar nga Rusia.
Mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB/ SHBA dhe Shqipëria, mocion kundër pushtimit rus
Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është mbledhur për të diskutuar lidhur me sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Sky News raporton se mbledhja e Këshillit të Sigurimit u hap nga Shtetet e Bashkuara, që deklaruan se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke zgjedhur të pushtojë Ukrainën.
Ndërkohë, SHBA së bashku me Shqipërinë, janë duke parashtruar mocionin që dënon pushtimin e Rusisë në Ukrainë.
Në këtë mocion të SHBA-Shqipëri i kërkohet Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe të lejojë ndihmën humanitare në vend.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB, Shqipëria dhe SHBA janë bashkëpenëmbajtëse.
Zelensky: Ukraina gati për të diskutuar armëpushimin me Rusinë
Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Zelensky sapo është shprehur se vendi është i përgatitur të mbajë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.
Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht për kohën dhe vendin ku do të zhvillohen bisedimet.
Ndërkohë Ukraina ka përgënjeshtruar se ka kundërshtuar një ofertë ruse për bisedimet për paqe.
Zëdhënësi i presidentit ukrainas, Serhiy Nykyforov, tha në Facebook:
“Më duhet të mohoj deklaratat se ne kemi refuzuar të zhvillojmë bisedime. Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për përfundimin e luftimeve dhe për paqen. Ky është pozicioni ynë i pandryshuar. Ne ramë dakord me ofertën e presidentit rus, pikërisht në këtë moment palët janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e zhvillimit të procesit të negociatave. Sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shumë do të ketë shanset për të rivendosur jetën normale.”
Interfax, agjencia ruse e lajmeve, raporton se më shumë diskutime do të zhvillohen nesër.
Video e shpërthimeve në një spital në jug të Ukrainës
❗️ In #Melitopol, the occupiers shot at the hospital
— NEXTA (@nexta_tv) February 25, 2022
In the video, a shell hit the oncology department. pic.twitter.com/aSAVZWe2E3
Një video e publikuar nga mediat e huaja, tashmë e konfirmuar sipas BBC, tregon sulmet dhe bombardimet në një spital në qytetin Melitopol në jug të Ukrainës.
Në pamje duket teksa pavioni i trajtimit të pacientëve me kancer goditet me eksploziv.
Megjithëse, nuk konfirmohet se kush nga dy palët ka hedhur eksplozivin brenda spitalit.
Papa Françesku: Lufta është një dështim i politikës dhe njerëzimit
Papa Françesku në një postim në Twitter dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës.
“Çdo luftë e lë botën tonë më keq se më parë. Lufta është një dështim i politikës dhe njerëzimit, një kapitullim i turpshëm, një disfatë therëse para forcave të së keqes,” shkroi Papa në Twitter.
#PrayTogether #Ukraine pic.twitter.com/Ovy6gt16jH
— Pope Francis (@Pontifex) February 25, 2022
Sjellim në vëmendje se gjatë ditës së sotme, Papa Françesku ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Moskës në Vatikan në ambasadën ruse për të shprehur shqetësimet e tij për pushtimin e Ukrainës.
Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni tha për CNN se Papa shprehu shqetësimin e tij për luftën në Ukrainë dhe takimi mes palëve zgjati rreth 1 orë e gjysmë.
Vizita konsiderohet të jetë e pazakontë dhe jashtë protokolleve normale.
SHBA vendos sanksione ndaj Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet e SHBA-së për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe në vendosjen e sanksioneve të Presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.
Në një komunikim me gazetarët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA, “në përputhje me vendimin e aleatëve tanë evropianë”, do të vendosë sanksione ndaj Putinin, Lavrovin dhe “anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare”.
Ndërsa sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj Putinit dhe Lavrovit do të sjellin një ngrirje të aseteve, jo ndalime udhëtimi, zonja Psaki u thotë gazetarëve se masat e SHBA do të përfshijnë një ndalim udhëtimi.
Psaki thotë se detaje më specifike mbi sanksionet do të publikohen më vonë.
Gazetarët regjistrojnë zhurmat e shpërthimeve dhe të sirenave në Kiev
Heavy thud of multiple explosions can be heard in Kyiv tonight. I tried to catch a sense of it on my phone. pic.twitter.com/OM0XXr1sQe
— Deborah Haynes (@haynesdeborah) February 25, 2022
Shpërthime nga bombardimet ruse dhe sirenat e alarmit nga pala ukrainase janë të vetmet zhurma që po dëgjohen mbrëmjen e së premtes në Kiev.
Gazetarët kanë regjistruar zhurmat e shpërthimeve dhe sirenat e alarmit që sinjalizojnë qytetarët të gjejnë vendstrehime të sigurta.
Forcat e Armatosura të Rusisë tashmë janë në “portat” e Kievit dhe luftojnë me ushtrinë e Ukrainës.
Organizata Bamirëse Mjekësore ndalon punën në Ukrainë
“Mjekët pa Kufij” ka ndërprerë punën në Ukrainë.
Organizata bamirëse mjekësore, e njohur edhe me emrin e saj francez Medecins Sans Frontieres (MSF), është shpesh ndër të fundit që mbetet në zonat e luftës, por thotë se është detyruar të ndalojë operacionet e saj për shkak të konfliktit në rritje.
We have had to take the painful decision to halt our activities, which included HIV care in Severodonetsk, TB care in Zhytomyr, and improving health care access in Donetsk in eastern #Ukraine, where we have been providing much-needed health care to conflict-affected communities.
— MSF International (@MSF) February 25, 2022
Kjo vjen pasi Amnesty International tha më herët se pushtimi i Ukrainës ishte “shënjuar për sulem pa dallim në zonat civile dhe sulme ndaj objekteve të mbrojtura si spitalet”.
SHBA: Oferta e Putinit për bisedime jo diplomaci reale
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka komentuar ofertëm e presidentit rus Vladimir Putin për bisedime me Ukrainën si “diplomaci jo reale”.
Në një komunikim me gazetarët në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet “nën tytën e armës”. Që të zhvillohet diplomacia, veprimi ushtarak rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe forcat ruse duhet të tërhiqen, tha ai.
Deri më tani, shtoi Price, SHBA-të nuk kishin parë asnjë shenjë se Putini ishte i gatshëm të lejonte suksesin e diplomacisë. Më herët, Kremlini tha se Putini ishte “gati” për bisedime të nivelit të lartë me një delegacion ukrainas në Bjellorusi rreth adoptimit të “neutralitetit” dhe “çmilitarizimit” të vendit.
Rusia kufizon aksesin në Facebook
Rusia ka njoftuar se po kufizon aksesin në Facebook, me pretendimin se rrjeti social po “censuron” mediat ruse.
Rregullatori Shtetëror i Komunikimeve, Roskomnadzor tha se Facebook kishte injoruar kërkesat e tij për të hequr kufizimet në katër media ruse në platformën e tij – agjencia e lajmeve RIA, TV Zvezda e Ministrisë së Mbrojtjes dhe faqet e internetit Gazeta.ru dhe Lenta.ru.
Nick Clegg, nënkryetari i Meta, i cili zotëron Facebook, tha se kompania e mediave sociale refuzoi një kërkesë nga autoritetet ruse për të ndaluar kontrollin e fakteve të katër organizatave mediatike. Moska është përpjekur të ushtrojë kontroll më të fortë mbi internetin dhe teknologjinë e madhe për disa vite.
Nuk është ende e qartë se çfarë do të përfshijnë kufizimet e Rusisë në Facebook.
Kryebashkiaku i Kievit thotë se pesë shpërthime janë dëgjuar në kryeqytet
Kryetari i bashkisë së qytetit së Kievit, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, thotë se pesë shpërthime janë raportuar në të gjithë kryeqytetin, një i tillë është dëgjuar dhe pranë një termocentrali në veri të qytetit.
“Shërbimet e urgjencës po japin informacionet. Ne po zbulojmë detajet. Situata tani – pa ekzagjerim – është kërcënuese për Kievin. Nata do të jetë shumë e vështirë”, tha ai.
BE vendos sanksione ndaj Presidentit Putin dhe ministrit Lavrov
BBC raporton se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të përballen me sanksione nga Bashkimi Europian.
Duke iu referuar burimeve të veta, BBC njofton se BE ka vendosur të “ngrijë” disa asete të Putin dhe Lavrov. BBC sqaron se nuk ka ndalim udhëtimi ndaj dy udhëheqësve të lartë rusë.
Megjithatë, nuk dihen ende detaje të pasurive apo pronave që mund të kenë në vendet e BE-së Putin apo Lavrov.
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE, tha se të vetmit liderë në botë ndaj të cilëve janë vendosur sanksione nga BE janë Assadi i Sirisë dhe Lukashenko i Bjellorusisë. Tanimë, edhe Presidenti Putin i Rusisë.
Stoltenberg: Objektivat e Rusisë nuk kufizohen vetëm në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në një konferencë shtypi se “objektivat e Kremlinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë”.
Stoltenberg deklaroi se Presidenti rus Putin po kërkon që trupat e aleancës të tërhiqen nga vendet që iu bashkuan NATO-s pas vitit 1997dhe do të përdorë forcën për të arritur objektivat e saj.
Sipas Sekretarit të NATO-s, Rusia dhe Bjellorusia do të jenë përgjegjëse për situatën që është shkaktuar në Europë.
“Rusia nuk ka treguar aspak respekt për NATO-s dhe është Rusia ajo që nuk ka respektuar marrëveshjet e vendosura mes palëve”, tha ndër të tjera Stoltenberg.
“Bota do t’i kërkojë llogari Rusisë dhe Bjellorusisë për veprimet e tyre. Rusia si agresore, Bjellorusia si bashkëpunuese. Kjo krizë na prek të gjithëve”, u shpreh Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bëri me dije se mijëra trupa ushtarake të aleancës janë vendosur në pjesën Lindore të Europës. Më shumë se 100 avionë luftarakë ndodhen në 30 baza të NATO në Europë.
Stoltenberg siguroi se forcat e NATO-s do të mbrojnë “çdo pëllëmbë të territorit të aleancës” dhe shtoi se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën, si dhe për shtetet e tjera në rajon që janë të kërcënuara nga Rusia, duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Bosnjen.
Presidenti ukrainas publikon video nga rrugët e Kievit: Jemi të gjithë këtu
⚡️Ukraine’s Zelensky posts a new video of himself and his team outside the presidential administration in Kyiv’s government quarter after rumors in Russian media that he’d fled. “We are here. We are in Kyiv. We are defending Ukraine.” pic.twitter.com/bgHyrsbVFs
— Christopher Miller (@ChristopherJM) February 25, 2022
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një video nga rrugët e Kievit pas raportimeve në mediat ruse ai ishte larguar nga kryeqyteti.
Në këtë video, Zelensky shihet i rrethuar nga këshilltarët e tij kryesorë dhe Kryeministri.
“Ne jemi të gjithë këtu, po mbrojmë pavarësinë tonë, shtetin tonë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, thotë Presidenti i Ukrainës.
Përfundon mbledhja e NATO, aleanca: Do dërgojmë më shumë trupa ushtarake në Europën Lindore
Ka përfunduar mbledhja e NATO-s që u zhvillua virtualisht nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Në përfundim të mbledhjes, NATO ra dakord që të dërgojë më shumë trupa ushtarake në Europën Lindore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
“Askush nuk duhet të mashtrohet nga gënjeshtrat e qeverisë ruse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve anëtare të NATO-s.
“Aktualisht po zbarkojnë trupa shtesë mbrojtëse në pjesën Lindore të aleancës”, vijon deklarata e përbashkët.
Ky çift ukrainas e kaloi ditën e parë të martesës duke mbledhur armë për të mbrojtur vendin e tyre
Ukrainasit, Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin u martuan vetëm disa orë pasi Rusia filloi pushtimin e saj në vendin e tyre. Ata e kaluan ditën e tyre të parë si çift i martuar duke mbledhur pushkët dhe duke u përgatitur për të mbrojtur Ukrainën.
Arieva dhe Fursin janë të dy pjesë e Forcave të Mbrojtjes Territoriale, një degë e forcave të armatosura të Ukrainës që përbëhet kryesisht nga vullnetarë.
“Për momentin, ne jemi këtu dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Kështu që ka shumë punë për të bërë, por megjithatë, shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, tha Arieva, duke shtuar se disa civilëve që nuk janë pjesë e Forcës Mbrojtëse iu dhanë edhe pushkë.
“Ka disa vende ku mund t’i merrni ato, dhe thjesht nënshkruani letrat dhe mund të shkoni dhe të mbroni vendin tuaj,” tha ajo. “Kjo është situata tani.”
Ylli rus i tenisit shkruan ‘Jo Luftë Ju Lutem’ në kamerën televizive
Hashtagu “Jo luftë” tanimë është më të përdorurat në mediat sociale në të gjithë botën. Këtë mesazh, ylli rus i tenisit Andrey Rublev, shkruan “jo luftë të lutem” në një kamerë televizive gjatë një turneu në Dubai.
Russian tennis player Andrey Rublev writes “No war please” on the camera following his advancement to the final in Dubai. pic.twitter.com/GQe8d01rTd
— TSN (@TSN_Sports) February 25, 2022
Rublev aktualisht renditet në vendin e shtatë në botë.
Rusia kërcënon Finlandën dhe Suedinë: Nëse anëtarësoheni në NATO do ketë pasoja të rënda ushtarake
Moska zyrtare ka kërcënuar vendet nordike njësoj si në rastin e Ukrainës për të mos u anëtarësuar në NATO.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se nëse pranohen në NATO Finlanda ose Suedia, atëherë Moska do të japë një përgjigje serioze.
Në një konferencë shtypi, Zakharova tha se “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike nëse ndonjë nga vendet nordike do të kërkonte të anëtarësohej në aleancën e sigurisë”.
“Angazhimin e qeverisë finlandeze për të mos u përfshirë në një politikë ushtarake, ne e konsiderojmë si faktor të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Europën Veriore”, u shpreh Zakharova.
Rusia përjashtohet nga Eurovision 2022
Rusia është përjashtuar nga festivali evropian, Eurovision. Lajmi është bërë i ditur nga Unioni Europian i Transmetimeve (EBU), ku deklaron se Rusisë i është ndaluar hyrja në Eurovision.
Vendimi vjen pasi transmetuesit publik në Ukrainë, Suedi, Danimarkë, Holandë, Lituani dhe Norvegji i kërkuan EBU-së që të dëbonte Rusinë.
“Përpara se të merrte këtë vendim, EBU mori kohë për t’u konsultuar me anëtarët e saj”, thuhet në deklaratën e Unionit Europian të Transmetimeve.
Shkak është bërë ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë ditën e djeshme. /tvklan.al
Një jetimore në Ukrainë goditet nga granatimet e forta ruse
Një jetimore në Vorzel, në një qytet të vogël rreth 40 km larg Kievit është goditur nga granatimet e forta ruse, ka thënë Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës.
Iryna Venediktova shkroi në Facebook se granatimet ruse e goditën një jetimore në qytet ku strehohen 50 fëmijë. Ajo tha se nuk kishte viktima dhe vuri në dukje se “po merren masa për evakuuimin e tyre”.
Në të njëjtën kohë, zyrtarët ukrainas njoftuan se një numër fëmijësh ishin plagosur nga granatimet ruse të qytetit të Okhtyrka në rajonin lindor të Sumy.
Ministria e Jashtme e Ukrainës bën thirrje për më shumë sanksione dhe armë
Ministria e Jashtme e Ukrainës i ka kërkuar Komunitetit Ndërkombëtar që të “tregojë solidaritet” duke vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe duke ndërprerë marrëdhëniet me Moskën.
Një listë hapash e publikuar nga Ministria në Twitter përfshin gjithashtu ndalimin e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift dhe dëbimin e ambasadorëve rusë në mbarë botën.
Mbretëria e Bashkuar: Presim që Kina të mbrojë sovranitetin e Ukrainës
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss është shprehur përmes një postimi në Twitter se “presin që Kina të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
“Fola me Ministrin e Jashtëm Wang Yi për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe e bëri të qartë se veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e Kartës së OKB-së. Si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne presim që Kina të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, ka shkruar ajo.
I spoke to ?? FM Wang Yi about Russia’s unprovoked invasion of Ukraine and made clear that Russia’s actions are a flagrant breach of the UN Charter. As a permanent member of the UN Security Council we expect China to stand up for Ukraine’s sovereignty and territorial integrity. pic.twitter.com/hRm7nOeHtm
— Liz Truss (@trussliz) February 25, 2022
Kina dhe Rusia kanë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe më herët, Ministri i Jashtëm Kinez nuk pranoi ta quante ofensivën ruse një “pushtim”.
Baerbock: BE-ja do të vendosë sanksione ndaj Putin-it dhe Lavrov-it
Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione ndaj Presidentit Rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm Rus Sergej Lavrov, tha Ministrja e Jashtme Gjermane Annalena Baerbock.
“Ne tani listojmë për të iu vendosur sanksione gjithashtu Presidentit të Republikës z. Putin dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z. Lavrov. Ata janë përgjegjës për faktin se në Ukrainë vdesin njerëz të pafajshëm, ata janë përgjegjës për faktin se sistemi ndërkombëtar është nëpërkëmbur dhe ne si evropianë nuk e pranojmë këtë”, u tha Baerbock gazetarëve.
Ditën e djeshme, BE njoftoi një sërë sanksionesh kundër Rusisë, për të cilat shefja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se do të rriste kostot e huamarrjes së Rusisë, do të rriste inflacionin dhe do të “gërryente gradualisht bazën industriale të Rusisë”.
Armatosen vullnetarët e Kievit, marrin 18 000 mitralozë
Ndërsa forcat ruse përparojnë në kryeqytetin ukrainas, autoritetet po i bëjnë thirrje popullatës të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave pushtuese.
Këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Vadym Denysenko thotë se 18,000 mitralozë “u janë dhënë në Kiev të gjithë vullnetarëve, të gjithë atyre që duan të mbrojnë kryeqytetin tonë me armë në krahë”.
“Pajisjet ushtarake ukrainase po hyjnë tani në Kiev për ta mbrojtur atë. Kjo është e nevojshme për të mbrojtur qytetin tonë.”, tha ai.
Putin i drejtohet ushtrisë ukrainase: E kam më të lehtë të flas me ju se me nazistët që kanë kapur Kievin
Teksa ushtria ruse ndodhet në “portat” e Kievit, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i është drejtuar ushtrisë së Ukrainës.
Sky News raporton se Putin u është drejtuar ushtarëve ukrainas duke thënë se e ka më të lehtë të bisedojë me ta se sa me politikanët që drejtojnë Ukrainën, të cilët i konsideron “nazistë”.
“Dëshiroj t’u drejtohem burrave të ushtrisë ukrainase, mos lejoni që këta nacionalistë t’ju përdorin ju, gratë tuaja, fëmijët tuaj, të moshuarit tuaj, mos lejoni që t’ju përdorin si mburoja njerëzore. E kam më të lehtë të flas me ju, të negocioj me ju se sa me këtë bandë nazistësh që kanë kapur Kievin”, thotë Putin.
Presidenti rus përgëzoi edhe ushtrisë ruse, duke thënë se kanë vepruar me efikasitet dhe kanë luftuar heroikisht për të mbrojtur popullin rus dhe atdheun e tyre.
Tym në afërsi të qendrës së Kievit
Këto janë pamjet që sjell korrespondenti i BBC nga qendra e Kievit. Tymi i zi shihet të dalë nga ana lindore e lumit Dnieper në kryeqytetin ukrainas.
Më herët, automjetet ushtarake të Ukrainës hynë në Kiev për të mbrojtur qytetin, pas afrimit të trupave ruse. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se qyteti tashmë kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”.
Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, përfshirë prodhimin e koktejve molotov dhe marrjen e armëve.
“Korrigjove historinë”, Assad vlerëson pushtin e Ukrainës nga Rusia
Në një bisedë telefonike me Vladimir Putin të premten, presidenti sirian Bashar al-Assad vlerësoi pushtimin e Ukrainës nga homologu i tij rus duke e cilësuar një “korrigjim të historisë”. Lajmin e bëri të ditur me anë të një deklarate presidenca siriane.
Edhe Assad dënoi “politikën destabilizuese të SHBA-së dhe NATO-s, e cila çoi në një degradim serioz të situatës në Lindjen e Mesme”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Kremlinit.
Putini ishte një nga mbështetësit kryesore të forcave qeveritare pro-Assad gjatë luftës civile në Siri.
Viktimat nga luftimet, shifrat e raportuara deri më tani
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po vijon me hapa të shpejtë, teksa trupat e Putin kanë mbërritur në zonën veriore pranë kryeqytetit Kiev. Siç shkruan BBC, sa i përket shifrave të atyre që kanë humbur jetën, ato po raportohen të ndryshme nga të gjitha palët.
Ajo që dihet më tani është:
-Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se më shumë se 1 mijë trupa ruse janë vrarë.
-Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, u shpreh se janë 450 ushtarë rusë të vrarë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë.
-Më herët, OKB tha se të paktën 25 civilë kishin mbetur të vrarë dhe 102 të plagosur nga sulmet ajrore nëpër Ukrainë.
-Rusia nga ana e saj tha se ka eliminuar 200 forca ukrainase ndërkohë që kapte aeroportin Hostomel, pranë Kiev dhe 13 ukrainas janë vrarë ndërkohë që mbronin Ishullin e vogël të Gjarprit.
-Të enjten, Ukraina tha se më shumë se 40 trupa ushtarake kishin humbur jetën, ndërsa me dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Kremlini: Rusia gati për të biseduar me Ukrainën për “statusin neutral”
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, thotë BBC bazuar në raportimet e agjencisë zyrtare ruse RIA Novosti.
Por ai tha se kjo duhet të jetë rreth Ukrainës që të deklarojë “statusin neutral” dhe ku do të përfshijë “çmilitarizimin”. Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.
Presidenti i Ukrainës ka kërkuar që të ketë bisedime me Vladimir Putinin, por deri më tani nuk ka indikacione se ai do të pranojë që të bisedojë nisur mbi këtë bazë kërkesash.
Minsku është shumë i rëndësishëm në historinë e konfliktit mes dy vendeve pasi atje janë nënshkruar marrëveshje të tjera në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që ka shpërthyer në vitin 2014.
Me pushtimin e Ukrainës, udhëheqësi i i Rusisë Putin duket se i ka thyer këto marrëveshje. Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se nuk mund të mbahet asnjë negociatë derisa ushtria ukrainase të hedhë armët në tokë.
Papa del jashtë protokollit: Shkon në ambasadën ruse në Vatikan
Papa Françesku ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Moskës në Vatikan, në ambasadën ruse, për të shprehur shqetësimet e tij për pushtimin e Ukrainës.
Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni tha për CNN se Papa shprehu shqetësimin e tij për luftën në Ukrainë dhe takimi mes palëve zgjati rreth 1 orë e gjysmë.
Vizita konsiderohet të jetë e pazakontë dhe jashtë protokolleve normale.
BE do të ngrijë asetet europiane të Putin dhe Lavrov
Një zyrtar i Bashkimit Europian ka deklaruar se blloku ka vendosur të ngrijë asetet europiane të presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.
Megjithatë, sipas asaj që shkruan BBC që përcjell lajmin, është e paqartë nëse dyshja kanë asete të rëndësishme në BE.
Media shtetërore kineze: Putin i gatshëm për të negociuar
Në një telefonatë të premten me presidentin kinez Xi Jinping, Putin tha se Rusia është “e gatshme të zhvillojë negociata të nivelit të lartë” me Ukrainën. Të paktën kështu raporton media shtetërore kineze CCTV.
Putin tha se SHBA dhe NATO kanë injoruar prej kohësh shqetësimet e arsyeshme të sigurisë të Rusisë dhe kanë refuzuar në mënyrë të përsëritur angazhimet e tyre dhe se përparimi i tyre i vazhdueshëm i vendosjes ushtarake drejt lindjes ka sfiduar fundin strategjik të Rusisë.
Gjithnjë sipas televizionit kinez, Xi tha se Kina vendos pozicionin e saj bazuar në meritat e vetë çështjes së Ukrainës dhe se Kina mbështet Rusinë dhe Ukrainën që ta zgjidhin çështjen e tyre përmes negociatave.
Ai tha gjithashtu se “Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët në komunitetin ndërkombëtar për të mbrojtur një koncept të përbashkët, gjithëpërfshirës, bashkëpunues dhe të qëndrueshëm të sigurisë”.
Rusët marrin kontrollin e një aeroporti pranë Kievit, rrethohet kryeqyteti
Kryetari i Bashkisë së Kievit ka thënë se qyteti tashmë ka hyrë në “fazën mbrojtëse”.
Në lidhje me situatën ka reaguar edhe ministria e Mbrojtjes e Rusisë që ka thënë se ushtria e ka bllokuar kryeqytetin nga krahu perëndimor, por nuk do të sulmojë zonat e banuara.
Sipas asaj që shkruan BBC duke iu bazuar raportimeve nga agjencia e lajmeve Interfax, forcat ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Hostomel, që konsiderohet pikë kyçe në këtë luftë.
Sipas raportimeve thuhet se 200 helikopterë rusë dhe disa paratrupa u përdorën për ta vënë në kontroll.
Siç raportojnë mediat, forcat ukrainase janë duke zhvilluar luftime të ashpra me trupat ruse në Oblolon, vetëm 9 kilometra larg qendrës së Kievit. Ndërkohë njerëzve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi.
“Fati i Ukrainës vendoset sot”, parashikimi i zymtë i analistit britanik
Parashikime të zymta kanë analistët e mbrojtjes për situatën në Kiev. Duke folur për britaniken Sky News, analisti i mbrojtjes dhe sigurisë Michael Clarke, tha se kështu siç po përshkallëzohet situata në Kiev, deri në fund të natës, do të jemi duke dëgjuar kërkesa nga rusët teksa përparojnë gjithnjë e më shumë në kryeqytet.
Sipas analistit, me gjasë ata do të kërkojnë largimin e qeverisë ukrainase, duke thënë se nëse do ta pranojë kërkesën e tyre, do të zbarkojnë në paqe. Por nëse qeveria nuk pranon të zbrapset, ata do të kërcënojnë se do të futen me forcë.
“Nëse ukrainasit do të bien dakord, këtë nuk e dimë”, tha Clarke. Sipas tij nëse do të kishte një betejë, ajo do të ishte e tmerrshme, teksa shtoi se “në një mënyrë apo një tjetër rusët do ta marrin Kievin nën kontroll në fund të natës”. “Në termat e së ardhmes së një Ukrainë të lirë dhe demokratike, fati i saj do të vendoset sot”, shtoi ai.
Sean Penn takon presidentin Zelenskyy
Superylli i Hollivudit, Sean Penn është takuar në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy pasi kërkon të prodhojë një dokumentar për luftën që po zhvillohet në vend. Penn gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca shtypi dhe takime me zyrtarë të tjerë të qeverisë.
“Sean Penn tregon kurajën që shumë të tjerë, sidomos politikanët perëndimorë, nuk e kanë”, shkroi zyra presidenciale në Facebook . “Regjisori erdhi posaçërisht në Kiev për të regjistruar ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe për t’i thënë botës të vërtetën e pushtimit të Rusisë ndaj vendit tonë”.
Përgjatë viteve, Penn ka qenë i pranishëm në zemër të shumë operacioneve anti-luftë dhe njerëzore.
Ministri britanik: Një gabim i NATO-s mund të çonte në “kërcënim ekzistencial”
Trupat e NATO-s nuk duhet të futen në Ukrainë sepse ekziston rreziku i “keq përllogaritjeve” që mund të çojnë në kërcënim ekzistencial. Kështu deklaroi Ministri britanik i Mbrojtjes, James Heappey. Duke iu drejtuar deputetëve, ai tha se qeveria do të shihte të gjitha mundësitë që të mbështeste ukrainasit përgjatë ditëve në vijim.
“Por të gjithë në këtë Dhomë duhet të jemi të qartë se trupat britanikë dhe të NATO-s, nuk duhet të luajnë një rol aktiv në Ukrainë. Duhet të jemi të gjithë të qartë se cili do ishte rreziku i një gabimi dhe sa ekzistenciale mund të bëhej nëse njerëzit i bëjnë llogaritë gabim dhe gjërat përshkallëzohen në mënyrë të panevojshme”, tha ministri britanik
Deri më tani aleanca ushtarake ka refuzuar që të çojë trupa në Ukrainë, ndonëse ka përforcuar forcat e saj të NATO-s në vendet fqinje me Ukrainën.
Presidenti kinez flet me Putin: Mbështesim Rusinë për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut
Ndërkohë që vendet Perëndimore janë bashkuar kundër Rusisë, fqinji i saj, Kina është më pak dënuese ndaj veprimeve të Kremlinit.
Siç ka raportuar televizioni shtetëror kinez, CCTV, ditën e sotme, Presidenti Xi Jinping ka telefonuar homologun e tij Vladimir Putin dhe i ka thënë se Kina mbështet Rusinë në përpjekjet për ta zgjidhur krizën në Ukrainë përmes dialogut.
Kriza Ukrainë-Rusi paraqet sfida të mëdha për Kinën në disa drejtime të ndryshme.
Marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta diplomatike mes dy vendeve u panë në Lojërat Olimpike ku Putin ishte një nga të paktët lider që shkoi në Pekin dhe mori pjesë.
Më herët, Ministri i Jashtëm kinez mohoi që ta quajë ofensivën ruse si “pushtim”.
SHBA e shqetësuar se Kiev mund të kapitullojë në pak ditë
Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar se Kievi mund të bjerë nën kontrollin rus brenda disa ditësh. Sipas asaj që shkruan CNN, që citon burime pranë shërbimeve të Inteligjencës, vlerësimi fillestar i SHBA para pushtimit ishte se kryeqyteti ukrainas do të pushtohej brenda 1 deri në 4 ditë. Kjo vijon të mbetet e pritshme.
Forcat ruse janë zhvendosur rreth 32 kilometra nga Kievi, thanë zyrtarë të lartë të administratës në Capitol Hill të enjten në mbrëmje. Zyrtarët besojnë se Rusia është përballur me rezistencë më të ashpër sesa pritej nga forcat ukrainase. Megjithatë në konferencën e tyre, zyrtarët nuk pranuan të komentonin nëse Kievi do të kapitullonte ose jo.
CNN raportoi më parë se një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha të enjten se Rusia “po avanconte drejt Kievit”. Zyrtarët e inteligjencës perëndimore vlerësojnë se plani i Rusisë është të rrëzojë qeverinë në Kiev dhe të vendosë një qeveri pro ruse, por nuk e dinë ende nëse Putin do të kërkojë të pushtojë dhe ta mbajë më pas territorin ukrainas.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas janë zotuar se do t’i rezistojnë çdo pushtimi. Ministria ukrainase e Mbrojtjes, njoftoi të premten në Twitter se trupat ruse hynë në zonën e Obolon në veri të Kievit dhe kërkoi nga qytetarët të bëjnë bomba molotov. Pak orë më pas në televizionet ukrainase u raportua se po transmetoheshin udhëzime sesi të bëhen këto bomba.
Zelensky akuzon udhëheqësit europianë: Nuk po bëni mjaftueshëm
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar udhëheqësit europianë për marrjen e masave të pamjaftueshme për të ndaluar avancimin rus.
“Njësoj si në Luftën e II Botërore thatë kurrë më, por ja ku është sërish dhe ju nuk po bëni mjaftueshëm për t’u përgjigjur”, tha ai.
Zelensky shtoi se nuk është shumë vonë për të ndaluar agresionin rus nëse liderët europianë veprojnë me shpejtësi. Ai u bëri thirrje qytetarëve në Bashkimin Europian që të protestojnë dhe të detyrojnë qeveritë e tyre që të marrin veprime më vendimtare.
“Jam i sigurtë që po e shikoni këtë, të gjithë ju, e gjithë Europa. Por ne nuk po kuptojmë se çfarë do të bëni në lidhje me këtë çështje, si do ta mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas si në çdo rast tjetër që prej ditës së djeshme kur ka nisur sulmi rus kishte veshur rroba ushtarake dhe foli nga zyra e tij në Kiev.
Zelensky i kërkon Putinit që t’i rikthehen bisedimeve
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar liderit rus, Vladimir Putin që të rikthehen në tavolinën e bisedimeve.
Më herët një zëdhënës i Zelensky-t tha se Ukraina është e hapur që të diskutojë për statusin neutral me Rusinë.
Lajmi raportohet nga Sky News.
Sulmi në Ukrainë, Erdogan kritika BE
As vetë nuk ka një pozicion të qartë për sulmin rus ndaj Ukrainës. Megjithatë presidenti turk Erdogan nuk ka kursyer kritikat për Bashkimin Europian dhe vendet e Perëndimit. Ai u bëri thirrje që të hedhin hapa konkretë për situatën dhe të lënë pas këshillat
“Bashkimi Europian dhe shtetet me mentalitet perëndimor nuk po ndërmarrin asnjë veprim konkret. Thjesht i japin këshilla dhe mbështetje me fjalë Ukrainës. Koha e këshillave dhe dënimit të sulmeve ka përfunduar. Tashmë duhet të hidhen hapa konkretë. BE duhet t’i lërë pas këshillat dhe të ketë një qëndrim të qartë dhe konkretë për situatën. Është koha të vendoset se çfarë do të bëhet konkretisht”.
Erdogan njoftoi se ka nisur tërheqja e punonjësve në ambasadën turke dhe konsullatën në Kiev. Po ashtu të gjithë qytetarët turq që ndodhen në territorin e Ukrainës do të kenë mundësi që të mbërrijnë në atdhe përmes rrugëve tokësore sipas tij, për të qenë më të sigurt.
Mariupoli, qyteti portual i lakmuar nga rusët
Rusia e lakmon territorin e Ukrainës jo vetëm se ky shtet ka qenë dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik. Arsyeja e sulmit nuk është vetëm politike. Ukraina, vendi me rreth 46 milionë banorë, kërkon të bëhet anëtare e NATO-S duke i zgjeruar kufijtë e aleancës deri në Rusi ndaj Moska e refuzon kategorikisht anëtarësimin e Kievit në aleancën euroatlantike.
Ai që u intereson më shumë rusëve, është Mariupoli. Është qyteti më i madh portual i Ukrainës. Ai ka dalje në detin Azov, ndërsa marrja e tij nga forcat ruse hap rrugë të reja kalimi. Moska në këtë mënyrë siguron një lidhje të drejtëpërdrejtë tokësore me Krimenë, rajon të cilin e aneksoi në vitin 2014.
Gjithashtu Ukraina njihet për grurin që prodhon në tokat e saj. Sipas të dhënave, shteti që sot është nën sulmin rus, është eksprtuesi i tretë më i madh i drithërave pas SHBA dhe Bashkimit Europian ndonëse prodhimi nuk ka cilësi të lartë.
Për sa i përket pasurive nëntokësore, Ukraina ka resurse që Rusisë i mungojnë por që mund t’i sigurojë edhe në rrugë të tjera. Ukraina njihet kryesisht për çelikun ndërsa industrinë e ka të përqendruar te prodhimi i makinave të thjeshta apo në prodhimin e produkteve kimike.
OKB: 25 civilë të vrarë në Ukrainë
Zyra për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara kanë raportuar se 25 civilë kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve që prej të enjten në Ukrainë.
E njëjta zyrë raporton se 102 persona kanë mbetur të plagosur. Zyra për të Drejtat e Njeriut bën thirrje se viktimat dhe të plagosurit janë shkaktuar si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve ajrore.
Megjithatë një zëdhënëse e OKB-së tha se ky numër është paraprak dhe numri i vërtetë i viktimave e të plagosurve mund të jetë më i madh.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas kanë raportuar se si pasojë e luftimeve kanë humbur jetën 137 persona, ushtarë dhe civilë.
Zëdhënësi i Kremlinit: Putin nuk e pa fjalimin e Biden. Sanksionet do të shkaktojnë probleme, por të zgjidhshme
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk ka komentuar për mediat ndërkombëtare se sa do të zgjasë operacioni ushtarak që Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë. Po ashtu Rusia vë në pikëpyetje gatishmërinë e Presidentit Volodymyr Zelensky për të diskutuar statusin neutral të Ukrainës dhe do ta analizojë atë.
“Pritshmëritë e saj nga qeveria e Ukrainës mbeten të njëjta pasi Rusia nuk e ndryshon mendjen “si një vajzë””, mësohet të ketë thënë zëdhënësi rus. Ndërkohë ditën e sotme Vladimir Putin do të takohet me Këshillin e Sigurisë dhe do të mbajë disa telefonata me udhëheqës ndërkombëtarë.
Peskov ka thënë se Putin nuk e ka parë fjalimin e fundit të Joe Biden,por është informuar për të. Sipas zëdhënësit sanksionet do të shkaktojnë probleme, por janë të zgjidhshme.
Po ashtu, Peskov shprehet i keqardhur për vendimin e UEFA-s për të lëvizur finalen e Champions League-s, ndërsa ai i përket viktimave të shkaktuara nga lufta thuhet se: Humbjet e civilëve janë çështje për ushtrinë.
Luftime 9 km larg qendrës së kryeqytetit, çfarë po ndodh në Kiev
Sirenat ranë nëpër kryeqytetin ukrainas, Kiev, mëngjesin e kësaj të premteje.
Dëshmitarë të CNN panë një grup të forcave të sigurisë që dolën nga zyrat qendrore të policisë me armë e municione. Ata u drejtuan në zonën veriore të Obolon, ku aktualisht ka luftime.
Çfarë po ndodh në Kiev? Kryeqytetasit u detyruan të strehoheshin për shkak të sulmeve ajrore gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa u raportua se trupat ukrainase hodhën në erë një urë për të ndalur avancimin e forcave ruse.
Ministria e Mbrojtjes ukrainase konfirmoi se trupat ruse kishin hyrë në Obolon dhe u bëri thirrje qytetarëve të mbrohen me bomba molotov.
Përpara agimit, shpërthimet ndezën qiellin, pasi Rusia lëshoi raketa.
Grupi i xhirimit të CNN raportoi për dy shpërthime të forta në qendër të Kievit dhe një të tretë në distancë. Tre shpërthime të tjera u dëgjuan në veriperëndim të qytetit disa orë më pas.
Ministria e Mbrojtjes ukrainase tha se trupat nga ajri kishin hedhur në erë një urë mbi lumin Teteriv, në Ivankiv, rreth 50 kilometra në veri të Kievit, duke parandaluar një autokolonë ruse që të avanconte drejtë kryeqytetit.
Presidenti ukrainas tha se gjatës ditë së enjte humbën jetën të paktën 137 persona, ushtarë dhe civilë, ndërsa të plagosur mbetën mbi 300 të tjerë.
Lavrov: Askush nuk po planifikon të pushtojë Ukrainën, Zelensky gënjen
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ritheksoi se Rusia nuk e njeh lidershipin e Ukrainës si demokratik.
Duke folur për gazetarët, ai tha se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po gënjen kur thotë se dëshiron të diskutojë statusin neutral të vendit të tij dhe theksoi se “askush nuk po planifikon të pushtojë Ukrainën”.
Pavarësisht se Ukraina është një shtet i pavarur, Lavrov tha se ai dëshiron që ukrainasit të jenë të pavarur. Lavror ripërsëriti po ashtu se dëshiron të çmilitarizojë Ukrainën.
Zelensky: Kemi nevojë për partnerët më shumë se kurrë, kërkojmë kundërpërgjigje efektive ndaj Rusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar punën e të gjithë qytetarëve që po përpiqen që të mbrojnë vendin. Ai ka bërë homazhe ndaj të gjithë ushtarëve dhe civilëve që u vranë pas luftimeve të enjten.
“Ata thonë që objektet civile nuk janë shënjestër e tyre. Por kjo është një tjetër gënjeshtër e tyre. Në të vërtetë ata nuk i ndajnë zonat ku operojnë. Djemtë dhe vajzat tona, të gjithë mbrojtësit e Ukrainës nuk e lejuan armikun që të implementonte planin operacional të pushtimit në ditën e parë. Ukrainasit treguan heroizëm të vërtetë. Armiku ka ndaluar në shumicën e drejtimeve”, tha ai në një fjalim.
Held talks with ?? PM @BorisJohnson. Reported on the course of ??’s defense and insidious attacks on Kyiv by the aggressor. Today ?? needs the support of partners more than ever. We demand effective counteraction to the Russian Federation. Sanctions must be further strengthened.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022
Presidenti ukrainas ka qenë në telefonata të vazhdueshme me liderë të ndryshëm europianë dhe jo vetëm. Ditën e sotme, ai ka folur edhe me kryeministrin britanik Boris Johnson.
“Sot Ukraina ka nevojë për mbështetjen e partnerëve më shumë se kurrë. Kërkojmë një kundërpërgjigje efektive ndaj Federatës Ruse. Sanksionet duhet të forcohen edhe më shumë”, mësohet se i ka kërkuar Zelensky kryeministrit Johnson.
Këshilltari i Zelensky-t: Të hapur për bisedime me Rusinë për statusin neutral të Ukrainës
Një këshilltar i presidentit Volodymy Zelensky ka deklaruar se qeveria e Ukrainës është e hapur që të bisedojë me Rusinë. Ai është shprehur se Ukraina do paqe.
Këshilltari shtoi se nuk kanë frikë për bisedime, veçanërisht mbi çështjen që Ukraina të ketë “status neutral”.
UEFA: Finalja e Champions League do të luhet në Francë dhe jo Rusi
UEFA ka vendosur që finalja e Champions League nuk do të luhet në Shën Petersburg të Rusisë, por në Paris të Francës. Finalja do të luhet në datën që ishte caktuar më parë, më 28 Maj në stadiumin Stade de France.
Është ky vendimi që ka ardhur nga qeveria e futbollit europian pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.
Sipas vendimit, si skuadrat ukrainase dhe ruse do të luajnë në fusha neutrale pjesën tjetër të sezonit në kompeticionet e UEFA.
Ministri i Jashtëm francez: Putin kërkon ta “zhdukë Ukrainën nga harta e kombeve”
Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të zhdukë Ukrainën nga harta e kombeve, tha të premten ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.
Duke folur për mediat vendase, ai tha se sanksionet evropiane të shpallura në 24 orët e fundit janë krijuar për të “asfiksuar funksionimin e Rusisë”. Le Drian tha se Putin “zgjodhi një ofensivë masive dhe ka vendosur ta zhdukë Ukrainën nga harta e kombeve”.
Ministri u shpreh se sanksionet franceze kundër Rusisë, që ende nuk janë shpallur nga presidenti Emmanuel Macron, do të jenë drastike dhe të forta, ndërsa paralajmëroi se sanksionet do të vijojnë.
Le Drian tha po ashtu se kishin marrë kërkesa nga Ukraina për ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare. Minsitri francez u shpreh se siguria e presidentit ukrainas është “një element qendror i asaj që po ndodh tani”, pas komenteve të Volodymyr Zelensky se Rusia synonte atë dhe familjen e tij.
Ministri tha se është e rëndësishme që Zelensky të mbetet në postin e tij dhe se Franca është e gatshme të ndihmojë nëse është e nevojshme. Sot “nuk është e njëjta gjë si Lufta e Ftohtë“, tha Le Drian, “tani ka luftë në zemër të Evropës.”
Thirrja e ushtrisë së Ukrainës: Të na bashkohen të gjithë, nuk ka kufizime në moshë
Ndërsa forcat ruse po i afrohen gjithnjë e më shumë qendrës së Kievit, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës i ka bërë thirrje të gjithë civilëve që t’i bashkohen ushtrisë pavarësisht moshës.
✅Офіційна заява Командувача Сил ТрО Юрія Галушкіна:
— Defence of Ukraine (@DefenceU) February 25, 2022
‼️Сьогодні Україні потрібні всі. Всі процедури приєднання до ТрО спрощені. З собою мати лише паспорт та ідентифікаційний код. Вікових обмежень немає.
Якщо у вас на місцях будуть проблеми, посилайтесь на цю офіційну заяву.
“Sot Ukraina ka nevojë për çdo gjë. Të gjitha procedurat për bashkimin në ushtri janë thjeshtësuar. Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit. Nuk ka kufizime në moshë”, thuhet në postimin në Twitter.
Po ashtu, aty bëhet thirrje se kushdo që përballet me probleme në regjistrim, mjaftojnë t’u tregojnë këtë postim dhe do të regjistrohen, çka në fakt tregon edhe urgjencën e forcave ukrainase.
Shenja të rritjes së niveleve të rrezatimit në Çernobil
Agjencia bërthamore e Ukrainës deklaroi këtë të premte se ka regjistruar rritje të niveleve të rrezatimi në Çernobil.
Megjithatë, autoritetet ukrainase thanë se rritja ishte jo domethënëse dhe e shkaktuar nga pluhuri i ngritur nga lëvizjet e pajisjeve ushtarake ruse.
Rusia e mori Çernobilin të enjten, duke shkaktuar mjaft shqetësim.
Centrali bërthamor ishte shkaku i asaj që konsiderohet si fatkeqësia më e rendë bërthamore në botë, pas shpërthimit në 1986-n.
Rusia i kundërpërgjigjet Britanisë, ndalon fluturimet civile
Autoriteti i Aviacionit Civil rus njoftoi këtë të premte ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe, drejt dhe mbi qiellin e Rusisë, në kundërpërgjigje nga dëbimi që ky shteti i bëri Aeroflot.
Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, lëvizja prek fluturimet mes Britanisë dhe Azisë, megjithëse shumë kompani, përfshirë British Airways kanë nisur që ta evitojnë hapësirën ajrore ruse.
Vendimi i Kremlinit erdhi pasi Departamenti britanik i Transportit njoftoi se kishte ndaluar të gjitha fluturimet tregtare dhe civile ruse nga Britania, që prej mesnatës së shkuar.
Të shtëna me armë pranë ndërtesave të qeverisë në Ukrainë
Mediat ndërkombëtare raportojnë se pranë zonës ku janë të vendosura ndërtesat qeveritare të Ukrainës janë dëgjuar të shtëna armësh.
Më herët, zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se operativët rusë kanë hyrë në kryeqytetin Kiev.
Në rrjetet sociale u publikuan video që tregojnë tanke ruse që lëvizin në Obolon, një zonë në Ukrainë 9 kilometra larg qendrës.
Këshilltari i qeverisë ukrainase ka thënë se plani i Rusisë është që të vendosë kontrollin në Kiev dhe të vrasë Presidentin Volodymyr Zelensky.
Franca: E rëndësishme që Zelensky të qëndrojë në postin e tij. Të gatshëm, për të ndihmuar nëse do jetë e nevojshme
Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të zhdukë Ukrainën nga harta e kombeve, tha të premten ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.
Duke folur për mediat vendase, ai tha se sanksionet evropiane të shpallura në 24 orët e fundit janë krijuar për të “asfiksuar funksionimin e Rusisë”. Le Drian tha se Putin “zgjodhi një ofensivë masive dhe ka vendosur ta zhdukë Ukrainën nga harta e kombeve”.
Ministri u shpreh se sanksionet franceze kundër Rusisë, që ende nuk janë shpallur nga presidenti Emmanuel Macron, do të jenë drastike dhe të forta, ndërsa paralajmëroi se sanksionet do të vijojnë.
Le Drian tha po ashtu se kishin marrë kërkesa nga Ukraina për ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare. Minsitri francez u shpreh se siguria e presidentit ukrainas është “një element qendror i asaj që po ndodh tani”, pas komenteve të Volodymyr Zelensky se Rusia synonte atë dhe familjen e tij.
Ministri tha se është e rëndësishme që Zelensky të mbetet në postin e tij dhe se Franca është e gatshme të ndihmojë nëse është e nevojshme. Sot “nuk është e njëjta gjë si Lufta e Ftohtë“, tha Le Drian, “tani ka luftë në zemër të Evropës.”
Rusia bombardoi 33 vende civile në 24 orë
Forcat ushtarake të Rusisë kanë vënë në shënjestër dhjetëra vende civile, tha një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.
“Rusët thonë se nuk po godasin objekte civile, por 33 objekte civile janë goditur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Vadym Denysenko për Reuters.
Tanket ruse u panë tashmë vetëm 9 kilometra larg qendrës së Kiev, pasi përparuan me shpejtësi nga fronte të shumta në veri, lindje dhe jug të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të enjten.
Zyrtarët ukrainas konfirmuan praninë e operativëve rusë dhe u bërë thirrje vendasve të luftojnë me molotov.
Këshilltari i qeverisë ukrainase: Rusia planifikon të marrë Kievin dhe të vrasë Zelensky-n
Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak pretendon se Rusia po planifikon që të marrë në kontroll kryeqytetin Kiev dhe të vrasë Presidentin Volodymyr Zelensky. Sipas këshilltarit kjo është një pjesë e planit të Rusisë për pushtimin e vendit.
Zelensky deklaroi vetë gjatë një fjalimi se tashmë ai është “shënjestra numër një “ për forcat ruse. Këshilltari ka thënë se presidenti qëndron në Kiev pavarësisht raportimeve se është arratisur.
Ukraina po përballet me kufizime në naftë dhe i është mbyllur hapësira ajrore. Por deri më tani, sipas këshilltarit vijon të punojë sistemi bankar. Podolyak ka thënë se ushtria ukrainase ka rrezuar dy raketa dhe një avion mbi Kievin.
Оболонь pic.twitter.com/24JiKGx0yO
— Алчевськ UA?? (@AlchevskUA) February 25, 2022
Zyrtarët ukrainas: Forcat ruse janë në Kiev. Dalin video të tankeve në rrugë
Zyrtarët ukrainas konfirmuan nëpërmjet një postimi në Twitter, se operativët rusë kanë hyrë tashmë në Kiev. Ministria e Brendshme Ukrainase tha se “armiku” është në zonën e Obolon, rreth 9 kilometra në veri të parlamentit, që ndodhet në qendër të qytetit.
Autoritetet inkurajuan banorët e zonës që të bëjnë bomba molotov për të luftuar, ndërsa të tjerë u këshilluan që të strehohen.
“Banorë paqësorë, bëni kujdes. Mos dilni nga shtëpitë!”
❗️увага
— Defence of Ukraine (@DefenceU) February 25, 2022
На Оболоні ворожа ДРГ.
Просимо громадян повідомляти про пересування техніки!
Виготовляти коктейлі «Молотова», знешкоджувати окупанта!
Мирним мешканцям – бути обережними! Не покидати оселі!
Korrespondenti i BBC në Kiev, raportoi më herët se kishte dëgjuar të shtëna me armë, megjithatë ai tha se në këtë pikë nuk është e qartë çfarë do të thotë. Raportimet flasin për shpërthime të fuqishme.
Ndërkohë, në rrjete sociale janë postuar video që tregojnë tanke ruse duke ecur nëpër rrugët e Obolon. Videoja sipas asaj që shkruan BBC, duket se është xhiruar nga banorë të zonës.
Rusia bombardoi 33 vende civile në 24 orë
Forcat ushtarake të Rusisë kanë vënë në shënjestër dhjetëra vende civile, tha një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.
“Rusët thonë se nuk po godasin objekte civile, por 33 objekte civile janë goditur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Vadym Denysenko për Reuters.
Tanket ruse u panë tashmë vetëm 9 kilometra larg qendrës së Kiev, pasi përparuan me shpejtësi nga fronte të shumta në veri, lindje dhe jug të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të enjten.
Zyrtarët ukrainas konfirmuan praninë e operativëve rusë dhe u bërë thirrje vendasve të luftojnë me molotov.
Raporti shqetësues: Si planifikon Rusia të pushtojë tërësisht Ukrainën
Sot do të jetë dita më e vështirë, paralajmëron këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko, i cili thotë se Rusia po përpiqet të depërtojë në Kiev me kolona tankesh që zbresin në kryeqytet nga verilindja dhe veriperëndimi.
Ndërsa një burim i kundërzbulimin ukrainas, i tha website Ukrainska Pravda detaje të planit të Rusisë për të marrë kontrollin e kryeqytetit, e më pas për të marrë kontrollin e vendit.
BBC raporton se e gjitha kjo është e pakonfirmuar, por kjo është ajo që ata thonë se Rusia synon:
-Kapni një aeroport të madh të Kievit dhe kontrollin e trafikut ajror për të lejuar 10,000 trupa të zbarkojnë, duke shpërqendruar ushtrinë me sulmet në kufi
-Sabotoni energjinë elektrike dhe komunikimet në Kiev për të shkaktuar panik
-Provokoni një eksod të refugjatëve për të parandaluar lëvizjen e forcave të armatosura ukrainase
-Kapni ndërtesat qeveritare, përfshirë kabinetin qeveritar dhe parlamentin dhe kapni udhëheqjen shtetërore, duke i detyruar ata të nënshkruajnë një marrëveshje me kushtet e Rusisë
-Vendosni në krye të shtetit udhëheqës pro-rusë dhe ndani Ukrainën në dy pjesë, si Gjermania Lindore dhe Perëndimore.
Përgjigja e ushtarëve ukrainas që u vranë se refuzuan të dorëzoheshin bëhet virale: Luftanije ruse, shko q**
Një histori e disa ushtarëve ukrainas është duke bërë xhiron në rrjetet sociale në Internet. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, 13 roje kufiri ukrainas në ishullin e gjarprit në Detin e Zi refuzuan që të dorëzoheshin në një anije ruse. Ata qëndruan në pozicionet e tyre dhe u vranë në një bombardim.
Fjalët e fundit të një prej ushtarëve janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale. Zëri nga anija ruse u bëri thirrje ushtarëve që të dorëzohen. “Ju sugjeroj që të ulni armët dhe të dorëzoheni, ose përndryshe do të hapim zjarrin”, thoshte ai.
Por pas disa sekondash ushtari ukrainas dëgjohet të thotë: “Kjo paska qenë”. Dhe në fund ai përgjigjet: “Luftanije ruse, shko q**”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar guximin e ushtarëve dhe ka thënë se ata do të shpallen heronj lufte pas vdekjes.
“Në ishullin tonë Zmiiny (Ishulli i Gjarprit), duke e mbrojtur deri në fund të gjithë rojet e kufirit kanë ndërruar jetë në mënyrë heroike. Ata nuk u dorëzuan”, tha ai.
Rama paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas samitit të NATO-s
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pas mbarimit të Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të zhvillohet ditën e sotme si pasojë e sulmit rus në Ukrainë, pritet që të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp.
Kreu i qeverisë ka njoftuar se konferenca pritet që të mbahet në orët e mbrëmjes, por kjo do të konfirmohet më vonë, në varësi edhe të përfundimit të samitit.
“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan Rama.
Ai e ka shoqëruar postimin e tij me një foto të veçantë të një personi që në një pankartë shkruante: “Jam rus, më falni për këtë”.
Heavy fight over Sumy, #Ukraine pic.twitter.com/MS581L22gQ
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) February 25, 2022
Luftime në rrugët e qytetit Sumy, një kolonë ushtarake drejt Kievit
Shërbimi shtetëror i rojes kufitare të Ukrainës thotë se njësia e saj në rajonin juglindor të Zaporizhzhya u godit nga raketat ruse në orën 04:25 me orën lokale.
Autoritetet thonë ka viktima dhe të plagosur në mesin e rojeve kufitare nga njësia Prymors’ky Pasad.
Në një tjetër zhvillim, ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është një përplasje me armë në rrugë midis forcave ukrainase në qytetin verilindor të Sumy-t dhe atyre ruse.
Sumy, me një popullsi prej më shumë se 260,000 banorësh, ndodhet rreth 30 km nga kufiri rus.
Kreu i administratës lokale, Dmytro Zhyvytsky, tha se një kolonë e madhe ushtarake ruse po shkonte drejt perëndimit, duke kaluar Sumy, drejt kryeqytetit Kiev.
Ai tha gjithashtu se qyteti i afërt i Konotop tani ishte i rrethuar.
Sulme me raketa në bllokun e apartamenteve në Kiev
Të premten në mëngjes ka pasur raportime të shumta për shpërthime në kryeqytetin ukrainas Kiev.
BBC ka raportuar se të paktën një bllok apartamentesh në kryeqytet është goditur si pasojë e një sulmi rus.
Kryebashkiaku i Kievit ka thënë se të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve me raketa.
Edhe Presidenti Zelensky ka konfirmuar që Rusia ka kryer disa sulme me raketa gjatë natës në zona ushtarake dhe civile.
Moldavia shpall gjendje të jashtëzakonshme
Parlamenti i Moldavisë ka miratuar të premten gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, për shkak të sulmit rus në shtetin fqinj, Ukrainë. Në mesin e gjërave tjera, gjendja e jashtëzakonshme ndalon protestat masive dhe i mundëson Qeverisë të dëbojë “personat e padëshiruar” nga shteti.
Kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita, ka thënë që më shumë se 4,200 refugjatë nga Ukraina tashmë kanë hyrë në këtë shtet. Disa prej tyre kanë vazhduar rrugën drejt Bashkimit Evropian, mirëpo të paktën 100 kanë aplikuar për azil në Moldavi.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar se autoritetet moldave kanë krijuar qendra për t’iu ndihmuar ukrainasve në dy pikat kufitare, Ocnita dhe Palanca.
Dhjetëra makina janë parë në rend mes Ukrainës dhe Moldavisë. Kufiri mes këtyre dy shteteve është 1,222 kilometra i gjatë. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
Zelensky: Shënjestra kryesore e Rusisë jam unë dhe familja ime, Kievi i rrethuar
Vijojnë luftimet në rrethinat e Kievit në ditën e dytë të sulmit rus mbi Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim kombëtar ku konfirmoi se sulmet e shumta ruse goditën kryeqytetin Kiev ku jetojnë 2.8 milionë banorë dhe pjesë të tjera të vendit herët të premten në mëngjes. Ai deklaroi se banorët u zgjuan nga sirenat e sulmit ajror dhe u është thënë të strehohen në bunkerë.
Rusia po intensifikon sulmin e saj në kryeqytetin ukrainas, pas përparimeve në qytetet ukrainase në lindje, veri dhe jug. Por beteja ka pasur në të gjithë vendin, me luftimet më të ashpra në rajonet e shkëputura lindore dhe gjithashtu në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh.
Ukraina thotë se të paktën 137 civilë dhe ushtarë u vranë dje, ditën e parë të pushtimit. Midis tyre ishin 13 roje ukrainase që vdiqën duke mbrojtur një territor të vogël, Ishulli i Gjarpërinjve, në Detin e Zi. Audioja e fjalëve të tyre të fundit ku nuk pranojnë të dorëzohen ndaj një luftanije ruse është bërë virale.
Ukraine’s president, Volodymyr Zelensky, said that he remained in the country despite rumors that he had fled. “The enemy has marked me as target No. 1,” he said, “my family as target No. 2.”https://t.co/GVzgFZl5Fj pic.twitter.com/2aUvSZwILn
— The New York Times (@nytimes) February 25, 2022
Betejë zhvillohet në zonën bërthamore të Çernobilit në veri, e cila ra në duart e forcave ruse. SHBA thotë se ushtarët ukrainas po mbahen peng atje
Zelensky vuri në pikëpyetje fuqinë e sanksioneve perëndimore në fjalimin e tij duke thënë, “Këtë mëngjes ne po mbrojmë shtetin tonë të vetëm, forcat më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg”.
“Rusia do të duhet të flasë me ne herët a vonë se si t’i japim fund armiqësive dhe të ndalojmë këtë pushtim,” shtoi ai.
Ai u shpreh se derisa të ndalojnë sulmet, “deri atëherë do të mbrojmë vendin tonë”.
Presidenti tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga kryeqyteti dhe se e dinte se ishte objektivi numër një i Rusisë tani.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba thotë se Rusia ka kryer sulme raketore “të tmerrshme” në Kiev, duke i krahasuar ato me sulmin e Gjermanisë naziste ndaj Ukrainës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rusia sulmoi Ukrainën në tri fronte dhe e quajti të suksesshme ditën e parë të operacionit ushtarak. Deri më tani konfirmohet shkatërrimi i disa bazave ajrore ushtarake e marrja nën kontroll e një aeroporti të rëndësishëm pranë Kievit.
Ushtria publikon pamje të përplasjeve me armë në qytet
Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është një përplasje me armë në rrugë midis forcave ukrainase në qytetin verilindor të Sumy-t dhe atyre ruse.
Sumy, me një popullsi prej më shumë se 260,000 banorësh, ndodhet rreth 30 km nga kufiri rus.
Kreu i administratës lokale, Dmytro Zhyvytsky, tha se një kolonë e madhe ushtarake ruse po shkonte drejt perëndimit, duke kaluar Sumy, drejt kryeqytetit Kiev.
Ai tha gjithashtu se qyteti i afërt i Konotop tani ishte i rrethuar.
Heavy fight over Sumy, #Ukraine pic.twitter.com/MS581L22gQ
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) February 25, 2022
Rojet kufitare në Zaporizhzhya goditen nga raketa
Shërbimi shtetëror i rojes kufitare të Ukrainës thotë se njësia e saj në rajonin juglindor të Zaporizhzhya u godit nga raketat ruse në orën 04:25 me orën lokale.
Autoritetet thonë ka viktima dhe të plagosur në mesin e rojeve kufitare nga njësia Prymors’ky Pasad.
Blinken: Putin do të tentojë të përmbysë qeverisë ukrainase
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se është “i bindur” se presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të rrëzojë qeverinë ukrainase.
Në një intervistë për ABC, Blinken tha se ishte “pjesë e planit rus” për të sulmuar kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të mëdha në Ukrainë, së bashku me fillimin e një sulmi të shumëanshëm nga veriu, lindja dhe jugu.
Blinken tha se një sulm rus përtej Ukrainës ishte “një mundësi”, por përsëriti angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur aleatët e saj të NATO-s, duke paralajmëruar se “një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s”.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë se ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Unë mendoj se kjo është pengesa më e madhe që Presidenti Putin, që të shkojë përtej Ukrainës,” tha ai.
Blinken përsëriti gjithashtu qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden se mundësia e zgjerimit të sanksioneve ekzistuese amerikane ndaj Putin ishte ende “në tryezë”, nëse situata do të përshkallëzohej.
REDAKSIA TVKLAN.AL