Dy mijë shkolla në vend kanë hapur dyert për 650 mijë nxënës të arsimit parauniversitar që kanë nisur vitin e ri shkollor.

50 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollave.

“Unë jam shumë e kënaqur që kam ardhur sot në ditën e parë të shkollës”.

Gazetarja: Ça klase je ti?

“Të parën”.

Gazetarja: I ke marrë të gjitha librat?

“Po”.

Gazetarja: Do mësosh shumë?

“Po.”

“Unë jam shumë e gëzuar se do iki në klasë të parë”.

Gazetarja: Si ndihesh sot që po vjen në klasë të parë?

“Shumë mirë edhe kam qejf. Do mësoj shumë”.

“Suksese të gjithëve”.

Plot gëzim, frikë dhe ndrojtje ata janë ulur në bankat e shkollës ku kanë pritur edhe apelin e parë.

Edhe gjimnazet kanë mirëpritur 40 mijë të rinj që i përkasin klasës së dhjetë, e cila çel një epokë të re për shkollat e mesme shqiptare, me programe, kurrikula e tekste tërësisht të reja e të standardit të komunitetit evropian./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami