Tre mijë arsimtarët e hequr nga puna me urdhrin e Ministrit të Arsimit, Fatos Beja, janë rikthyer sërish në punë nga qeveria.
Burime zyrtare nga këshilli i ministrave bëjnë të ditur se vendimi i ministrit të arsimit për të lënë në rrugë 3 mijë arsimtarë është pezulluar.
Ky vendim do të paraqitej gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, por shtyrja e saj ka bërë që vendimi të paraqitet në mbledhjen e ardhshme të saj.
Urdhri i Ministrit të Arsimit, Fatos Beja, të publikuar një ditë më parë fliste për ndërprerjen e kontratave kolektive të punës dhe kalimin e këtyre mësuesve në dispozicion, që do të thotë se mësuesit do të paguhen sipas orëve të mësimit, dhe jo më rrogë fikse, siç e parashikonte kontrata e nënshkruar me Ministrinë e Arsimit.
Urdhri argumentonte se ndërprerja e kontratave me këta mësues ishte për çështje fondesh, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të qeverisë, për shfuqizimin e udhëzimit të ministrisë dhe mbajtjen e arsimtarëve në punë./tvklan.al