Me rastin e ditës ndërkombëtare të tokës kryetari i bashkisë Edi Rama ka organizuar një aktivitet me qytetarë dhe kontribuues të projektit një qytetar një pemë. Në një ceremoni të zhvilluar në lulishten e sheshit Skënderbej Rama ka nderuar me medalje donatore e biznese të ndryshme që kanë kontribuar në këtë nisme të bashkisë së kryeqytetit.

Edi Rama: “Ne sot jemi këtu që në frymën e kësaj dite botërore tokës celebrojmë një arritje të përbashkët, hapjen e një kapitulli të ri në jetën e bashkësisë kryeqytetase ku qytetarë dhe sipërmarrës kanë bërë të mundur pasurimin e Tiranës. Mund t’ju them vetëm që në vitin 2010 do mbillen në Shqipëri më shuam pemë se ç’janë mbjellë në 18 vitet e fundit ët marra të gjitha së bashku.”

Bashkia e Tiranës e ka filluar këtë iniciative  në nëntor të 2008 dhe deri në përfundim të vitit 2009, sipas Ramës, pritet të mbillen 8000 pemë./tvklan.al