1Greva e urisë e personave të larguar nga administrata ka hyrë sot në ditën e tretë. Janë 15 ata që kanë hyrë në grevë urie dhe pritet që t’u bashkohen edhe të tjerë. Organizatorët kanë ngritur edhe 2 çadra të tjera.

Ky është akti i fundit që kanë ndërmarrë në mënyrë që kërkesat e tyre të dëgjohen. I janë drejtuar vetë kryeministrit të vendit Edi Rama.

E shkarkuar nga puna 6 muaj më parë një grua ka lënë dy fëmijë në shtëpi dhe shprehet se e ka ndërmarrë këtë akt, për të ardhmen e tyre.

Një mbështetje nga ana njerëzore, sikurse thonë, u ka ardhur grevistëve nga deputetët e Partisë Demokratike që gjithsesi nuk kanë qëllim ta politizojnë çështjen e tyre.

Mbrëmjen e shkuar, grevistët u përplasën me policinë, e cila fillimisht nuk i lejoi të vendosin çadrën pranë kryeministrisë.

Tv Klan