Dita Ndërkombëtare e Mjedisit ka mbledhur në një aksion për pastrimin në zona të ndryshme të Tiranës të rinj të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Synimi i këtij aksioni ishte sensibilizimi i të gjithë opinionit publik për një mjedis sa më të pastër.
“ Mendoj se një nga politikat kryesore të Ministrisë së Mjedisit është ndërgjegjësimi i opinionit publik për ruajtjen e mjedisit dhe që ky ndërgjegjësim po vjen duke u rritur.”
Kjo ditë u zhvillua dhe në përfundim të një fushate pastrimi dhe ndërgjegjësimi nga Bashkia e Tiranës dhe studentët.
Edi Rama: “Ky aksion do të leri natyrisht gjurmët e veta tek qytetarët ndërkohë që Bashkia e Tiranës tashmë të shtunën e ka kthyer në një ditë për mjedisin dhe në një ditë pune intensive lagje më lagje, bllok më bllok, rrugë më rrugë.”
Në këtë aksion morën pjesë, krahas rinisë shkollore të kryeqytetit, dhe të rinj të ardhur nga Kosova si dhe studentë të Universitetit Ushtarak “Skënderbej”.
“ Ne kemi ardh nga Prishtina me organizim të Ministrisë së Mbrojtjes të Ambientit dhe Planifikimit Hapsiror në Prishtinë. Ka rëndësi të madhe, në qoftë se muj me sensibilizu opinionin e gjërë, për me mbajt një pastërti më të mirë.”
“Komplet ushtria mer pjesë d.m.th., sepse nuk ka vetëm detyra luftarake, por ka dhe detyra në kohë paqe në mënyrë që të mbështesi popullsinë që është edhe për një mjedis të pastër.”
Ndërsa në ndihmë të këtij aksioni për pastrimin e kryeqyteti u vunë në dispozicion automjete nga Bashkia dhe Ministria e Mbrojtjes për evakuimin e plehrave. /tvklan.al