Limoz Dizdari: “Formula e sotme e ndërtimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe strukturave të tjera të atyre zonaleve të qendrave të votimit janë të diskutueshmë dhe përvoja e deritanishme ka treguar se ato nuk janë të paanshme që garantojnë rregullsinë e procesit zgjedhor. Është formula apo marrëveshja e fundit e dy partive, marrëveshja Ruçi-Topi që përfaqëson njëri Nano, që nuk realizon pushtetin dhe tjetri Berisha, që bën sikur e do pushtetin. Për balancimin është i diskutueshëm nga pikëpamja ligjore, pasi është një marrëveshje nga të dy forcat e ndryshme politike, të cilat, deri tani kanë sjellë vetëm shqetësime në reformën zgjedhore dhe në vetë procesin zgjedhor.” /tvklan.al