Pas rrëfimit të historisë për jetën e tij, humbjen e babait në moshën 4-vjeçare, martesën e dytë të nënës, ndarjen nga jeta të gjyshit, ka ardhur momenti që Elios të gjendet përballë heroinës së tij. Nëna e sipërmarrësit feston ditëlindjen dhe ai dëshiron që përmes “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan  t’i thotë disa fjalë zemre.

Elios: Unë faktikisht e kam shumë xhan dhe do t’i kërkoj falje. Unë kurrë s’e kam pranuar njerkun tim gjithë këto vite, por ajo është heroina ime dhe do të jetë e përjetshme.

Liza: Të ka zemër mami! Mos u ndje keq!

Ardit Gjebrea: Ndihet pak keq Eliosi sepse thotë ndihem pak keq që nuk kam pranuar këtë marrëdhënien e mamit me njerkun.

Liza: Ishte i vogël atëherë, s’kuptonte shumë. tani që ka kuptuar, e ka shprehur.

Ardit Gjebrea: Shiko, është edhe e natyrshme sepse 4 vjeç, pastaj nga 4-13 vjeç ai jetoi me ty, të kishte vetëm për vete.

Liza: Tok flinim, tok ngriheshim, tok notin, tok hanim, tok të gjitha.

Ardit Gjebrea: Dhe papritmas futet dikush tjetër kështu që ai e pati shumë të vështirë ta pranonte këtë gjë dhe është e natyrshme.

Liza: Të dish sesi jam unë tani në këto momente… shyqyr  që qëndrova edhe kaq e fortë!

Sigurisht që ditëlindja nuk mund të quhej e tillë pa një tortë. Ardit Gjebrea dhe publiku kënduan së bashku për Lizën këngën e ditëlindjes, ndërsa kjo e fundit fryu edhe qiririn e tortës./tvklan.al