Në pjesën e dytë të “Shihemi në Gjyq”, debatit për të sqaruar nëse tre fëmijët e familjes Buzi kanë edhe një vëlla tjetër, iu bashkua vajza e madhe e familjes, Dorela në një lidhje telefonike.

Siç u përmend gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo vjen nga martesa e parë e babait, Lulëzimit me Natasha Plepin. Më pas, Dorela ka jetuar në shtëpinë e Entelës me dy fëmijët e tjerë të saj, Eristën që ndodhet përballë së ëmës, dhe vëllain, Demirin.

Në çeljen e trashëgimisë rezulton Arbër Buzi si pjesëtar i saj, edhe pse Erista ka kundërshtuar me forcë duke thënë se nuk e njeh. Ajo ka deklaruar se e ka marrë vesh historinë para tri javësh, sipas së cilës, Arbër Buzi nuk është vëllai i saj por babai vetëm i ka dhënë atësinë pasi “është mashtruar”.

Dorela: Unë e kam vetëm prej nëne, nuk e kam prej babait!

Ardit Gjebrea: Arditi jam, përshëndetje Dorela!

Dorela: Përshëndetje!

Ardit Gjebrea: Vëllai juaj mban mbiemrin tuaj dhe babai juaj i ka dhënë atësinë vëllait tuaj.

Dorela: Ia ka dhënë, unë kam pyetur gjyshen se unë nuk kam të bëj fare me vëllain tim, ajo më ka  thënë që mamaja ime ka ardhur 8 muajshe shtatzënë!

Ardit Gjebrea: Dhe nuk ka qenë shtatzënë me babain tuaj?

Dorela: Jo, nuk ka qenë shtatzënë me babain tim!

Erista: Çfarë pjese kërkon ky pas vdekjes së babait tim, Arbër Buzi? Se kur ishte gjallë nuk erdhi ta pinte një kafe, ta njoh unë si vëlla ça ishte se ta shikoj në rrugë, nuk e përshëndes dot!

Dorela: As unë nuk e njoh!

Eni Çobani: Si nuk e njeh?

Dorela: As unë nuk e njoh si vëlla.

Dorela bën një rrëfim të tmerrshëm: nëna e saj ka tentuar që fëmijët “t’i hedhë tutje për në Itali”. I ati,  Lulëzimi e ka  gjetur dhe e ka marrë në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç më e vogël se vëllai je ti?

Dorela: 4 vjeçe. Unë sot jam 30 vjeçe, ai vëlla dhe ajo nënë kishin detyrime ndaj një fëmije!

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti kur vajte në shtëpinë e Entelës?

Dorela: 5 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Këto 5 vite ti ke jetuar në shtëpi me vëllain apo pa vëllain?

Dorela: Pa vëllain se vëllai iku se ne na mori nëna dhe na çoi për të na hedhur tutje për në Itali dhe nuk u bë e mundur. Mua ka ardhur e më ka gjetur babai im i ndjerë dhe unë nuk e njoh për vëlla Arbër Buzin!

Ardit Gjebrea: Ti me kë ke jetuar ato 5 vite të fëmijërisë tënde?

Dorela: Me gjyshen dhe babain.

Dorela konfirmon se ka jetuar disa vite me nënën dhe Arbrin, por duhet përmendur se këtë pjesë të historisë së saj ajo nuk ia ka treguar kurrë motrës, Eristës. Sipas Dorelës, fakti që i ati vendosi të merrte veç atë prej nënës, konfirmon që Arbri nuk është djali i tij biologjik edhe pse gëzon mbiemrin e tij.

Ardit Gjebrea: Në momentin që ti erdhe në jetë, sa kohë jetove ti me nënën se ajo të dha gji, të dha qumësht apo jo?

Dorela: 3 vjet! Pastaj ajo më çonte në rrugë që të më hidhte për në Itali!

Ardit Gjebrea: Gjatë këtyre 3 viteve, ti ke jetuar edhe me vëllain në shtëpi?

Dorela: Vetëm 3 vjet me vëllain, pastaj kur iku nëna ime, nuk mundi.

Ardit Gjebrea: Për shkaqe të ndryshme të familjeve shqiptare që janë edhe të zakonshme, pas 3 viteve që jetuat burrë e grua dhe ti me vëllain tënd, nëna provoi që të shkonte në Itali apo bashkë me babain tënd?

Dorela: Jo me babain tim, vetëm fëmijët. Një rrëmbim fëmijësh, z. Ardit. Rrëmbeu fëmijët dhe babai im i ndjerë sot, u bë i gjallë për fëmijën e tij.

Eni Çobani: Dhe ka marrë vetëm Dorelën, jo Arbrin sepse edhe ai e ka ditur që vetëm Dorela, sipas këtij shpjegimi, të lutem, sepse është moment shumë delikat. Shpjegimi që po jep, Dorela, të lutem, po të vë në dijeni, çfarëdolloj sqarimi dhe informacioni publik që jepni për këta njerëz të cilët unë personalisht as i kam takuar, as nuk i njoh dhe ruaj respektin maksimal për çdo qytetar, mbani përgjegjësi ligjore për çdo fjalë që ju flisni. Ju thoni babai erdhi, më hoqi nga dora e nënës vetëm mua dhe jo Arbrin sepse konsideronte fëmijë biologjik vetëm ty, pra Arbrin nuk e konsideronte fëmijë biologjik dhe nuk e mori?

Dorela: Vetëm mua!

Eni Çobani: Dhe Arbri iku me mamanë?

Dorela: Po! Në atë moment e mori ajo!/tvklan.al