Kryeministri Edi Rama pritet që të publikojë ditën e sotme vendimin që është marrë për rritjen e pagave të bluzave të bardha. Kryeministri ishte duke vizituar kompleksin e spitalit të ri të fëmijëve teksa bëri të ditur lajmin.

Rama u shpreh se rritja me 40% e pagave të bluzave të bardha do të përfshihet në buxhetin e shtetit dhe do të nisë nga 1 Janari.

“Sot do të kemi edhe publikimin e masës që do të marrim për pagat që do të fillojnë nga 1 Janari, do të përfshihen në ligjin e ri të buxhetit për 2021-shin. Të gjithë bluzave të bardha do ua rrisim me 40% pagën. Nuk është pak besoj. Do e kesh rrogën si unë ti shefe”, tha Rama.

Më herët kreu i qeverisë paralajmëroi një konferencë në orën 13:00 në kryeministri me fokus tek ekonomia dhe siç duket ka të bëjë edhe me rritjen e pagave për infermierët dhe mjekët. /tvklan.al