Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Shkëmbimi i informacioneve mes doganës shqiptare dhe italiane, për rastet e kontrabandës dhe evazionit fiskal, i kanë kursyer buxhetit të shtetit disa milion euro. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i doganave Shpëtim Idrizi, gjatë rinovimit të protokollit të bashkëpunimit për të ardhmen me doganën fqinje.
Shpëtim Idrizi: “Si rezultat i vjeljes së informacionit nga doganat italiane, ne kemi arritur të zbulojmë 161 raste me shkelje të rënda doganore. Vetëm gjatë vitit 2004, për 13 raste autoritetet doganore shqiptare kanë bërë kallëzim penal në prokurori. Për raste të tjera, në zbatim të procedurave ligjore, jemi në pritje për inovacione shtesë që i shërbejnë hetimeve dhe procedurave të shkeljeve”.
Drejtori i përgjithshëm i doganave italiane Mario Andrea Guaiana, u shpreh optimist me doganat shqiptare në luftën kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal./tvklan.al