Policia ka zbardhur djegien e qëllimshme të 2 automjeteve më datë 23 Shtator 2024 në Durrës.

Në vijim të veprimeve hetimore është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy 18-vjeçarëve, me iniciale përkatësisht E.H. dhe A.G., të dy banues në Durrës.

Për rastin është shpallur në kërkim 32-vjeçari me iniciale E.R. dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për qytetarin me iniciale A.Gj.

Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për djegien e automjeteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al