2 lokale qëndronin te hapura, gjobiten me 1 milion Lekë
Policia nis ndëshkimet për thyerje të karantinës gjatë natës. 27 qytetarë që lëviznin pa leje, pas orës 22:00, janë gjobitur nga policia. Ata janë ndëshkuar me 10 mijë Lekë të reja, ndërkohë që janë paralajmëruar se përsëritja e shkeljes, shkon deri në ndjekje penale.
Gjithashtu dy lokale që vijon hapur pas orës 22:00, janë gjobitur me 1 milion lek të reja secili. Policia thotë se do vijojë kontrollet gjatë natës, deri në orën 6 të mëngjesit, në akset kryesore të çdo qyteti. Gjatë kësaj periudhe janë dyfishuar patrullimet e policisë.
Çdo person që kërkon të dalë nga banesa nga ora 22:00- deri në orën 06:00 të mëngjesit, mund të marrë leje në portalin e-Albania. Kush është në punë, leja miratohet automatikisht me ose pa makine dhe ju vjen ne e-mail. Për raste emergjencash parashikohet edhe leje e domosdoshme.
Tv Klan