Dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të ulëta të shtatë muajve të fundit ndaj monedhës së përbashkët evropiane, pasi të dhënat e dobëta të ekonomisë amerikane të publikuara ditët e fundit dhe çmimet e larta të naftës po zbehin shpresat e tregjeve financiare për rritje të mëtejshme të normave të interesit për dollarin amerikan.
Në orët evropiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët evropiane iu afrua nivelit rekord 1 euro=1.25 dollarë.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor janë reflektuar lëvizjet ndërkombëtare duke bërë që monedha jonë kombëtare të vlerësohet ndaj dollarit amerikan, në një kohë që ka humbur pak pikë ndaj euros./tvklan.al