Dollari amerikan u shkëmbye qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët evropiane pas rritjes me gati 1% që shënoi të premten, e mbështetur fort nga përmirësimi i treguesve të punës në Shtetet e Bashkuara. Këta tregues përfocuan prirjet e tregjeve financiare për një rritjre të normave të interesit për dollarin amerikan gjatë këtij muaji. Në orët evropiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivlet 1 euro=1.2 dollarë.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare ka fituar terren ndaj euros pas rënies së kësaj të fundit në tregjet ndërkombëtare, në një kohë që leku ka humbur pak pikë ndaj dollarit amerikan. /tvklan.al