Sot në “E diela shqiptare” nisi sezoni i ri rubrikës “Për drekë me mua”. Kjo rubrikë konsiston në një garë gatimi që zhvillohet me tre personazheve të njohur për publikun shqiptar.
Sezoni nis me prezantuesen bukuroshe Arjola Shehu dhe aktorët e humorit shumë të dashur për publikun, Besart Kallaku dhe Erjon Isai.
Teksa po drekonin në shtëpinë e Arjola Shehut, Bes Kallaku vuri re mungesën e një perimeje aq të dashur për të: domaten. Shehu, duke ia njohur këtë dobësi atij i solli atij një enë plot me domate në tavolinë duke shtuar:
“Domatja është jeta ime, më ka thënë njëherë Besi”.
Më pas Kallaku vijoi duke shpjeguar arsyen pse ai i konsumon kaq shumë domatet:
“Mami im më tha para ca kohësh që kur ishte shtatzënë me mua, hante vetëm domate. I kam pëlqyer domatet ende pa dalë në dritë të diellit”
./tvklan.al