Një grua paditi spitalin pasi doktorët refuzuan që t’i ngrinin vezët, pasi sipas tyre ajo është e pamartuar. Ngjarja ndodhi në Kinë me një redaktore 31-vjeçare.
Vitin e kaluar Teresa Xu shkoi në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik të Pekinit me qëllimin për të ngrirë vezët, pasi dëshiron që t’i fokusohet karrierës. Mirëpo ajo u shpreh se stafi i tha që të bënte një fëmijë në vend që të ngrinte vezët. Më vonë asaj i thanë që nuk mund të vazhdonte trajtimin.
“Erdha këtu për një shërbim profesional, por në vend të kësaj dikush më kërkoi që të lija punën dhe të bëja një fëmijë”, ka treguar Xu.
Zëdhënësi i spitalit, Chao Wei, tha se shërbimi që ajo kërkon është në përputhje me rregullat e qeverisë për të asistuar në teknologjitë e riprodhimit.
Xu e ngriti padinë të mërkurën. Gjyqi pritet të zgjasë disa muaj, por ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale. Shumë prej njerëzve mbështesin gruan 31-vjeçare.
Në Kinë ka pasur një kërkesë në rritje për të ngrirë vezët. Një pjesë e grave shkojnë jashtë vendit për ta kryer këtë procedurë, por për shkak të kostove të larta ekonomike, një pjesë e tyre e kryejnë në Kinë./tvklan.al