Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur sekretin për vezën e zier të përsosur, por do ju duhen 32 minuta.
Teknika e “gatimit periodik” merret veçmas me të bardhën dhe të verdhën dhe sipas tyre, është edhe më e shëndetshme.
Veza zihet në 100 gradë Celsius për 2 minuta, më pas vendoset në një tas me ujë të vakët, në temperaturë 30 gradë Celsius për dy minuta. I gjithë procesi përsëritet për 32 minuta ose 40 për ata që e preferojnë pak më të fortë.
Kjo kohëzgjatje është më shumë sesa ajo e një veze të zakonshme që kërkon 4-7 minuta apo 12 për ata që e duan të zier mirë.
Por inxhinieri Ernesto Di Maio nga Universiteti i Napolit Federico II, tha: “Tani s’mund ta ha vezën ndryshe. Familja ime dhe miqtë i shijuan dhe u mrekulluan sepse shija dhe tekstura janë të jashtëzakonshme. Duhet ca kohë, por jam i lumtur ta bëj dhe do të vazhdoj”.
Por si funksionon?
Teknika zien veçmas të bardhën dhe të verdhën e vezës. E verdha zien në 65 gradë Celsius, kurse e bardha në 85.
Vendosja e vezës në tas dhe më pas rikthimi te zierja ndalon të verdhën që të ziejë më shumë sesa duhet, duke mos bërë që e bardha të mbesë e pazier.
Sipas shkencëtarëve, kjo është më e shëndetshme sepse humbasin më pak lëndë ushqyese. Vezët përmbajnë antioksidantë, vitaminë B dhe acide yndyrore Omega-3./tvklan.al