Artan Bushati: “Disa lajme qoftë vizive, qoftë të shkruara mbi dorëheqjen time, diçka e cila nuk qëndron dhe konkretisht ka qenë një raport i zhvilluar pas pjesë së parë e cila ishte e humbur 3-0, kam hyrë në dhomat e zhveshjes dhe i kam interpretuar ekipit 3 fjalë, më këtë lloj ekipi unë nuk mund të jem trajneri juaj, sikurse edhe ju nuk mund të jeni lojtarët e ekipit “Shpresa” dhe mbi bazën e këtij konteksti ishin dy faktorë e para stimulimi i ekipit për zhvillimin e një pjesë të dytë më të mirë.”
Ky ka qenë sqarimi trajnerit të kombëtares “Shpresa” duke e quajtur një keqkuptim lajmin e përhapur nga mediat dhe se gjitha ishte një taktikë e tij për të motivuar skuadrën që po humbiste 3-0 me Bjellorusinë të mërkurën.
Artan Bushati shtoi para gazetarëve paraditen së shtunës se kjo nuk është hera e parë që vepron në këtë mënyrë, por këtë e ka bërë edhe në sfidën ndaj Austrisë.
Megjithatë kombëtarja 21-vjeçarëve në 5 ndeshje ka nxjerrë vetëm 3 pikë duke pësuar 13 gola dhe shënuar 6.
Një rezultat negativ që nga trajneri Bushati justifikohet me lëvizjet e boshtit të skuadrës drejt përfaqësueses A dhe dobësia e mbrojtjes.
Artan Bushati tregoi gjatë konferencës se ka një projekt për të parë elementët e rinj jashtë vendit, duke patur grumbullime në zonat ku ata zhvillojnë aktivitetin.
Aty pritet të gjenden përforcime sipas Bushatit që të ngjallin kujtimin e “Shpresës” së vitit 1984 që na çoi deri në deri në çerekfinale e turneut dhe deri në atë moment duhet të presim./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku