Ekipi që do të luajë kundër Milanit në miqësoren e së martës ka filluar grumbullimin në Durrës. Lojtarët një pjesë e të cilëve anëtarët ekipit kombëtar, mendojnë se përveç kënaqësisë së të luajturit me yje të serisë A, kjo ndeshje nuk ka asgjë tjetër.

Hamdi Salihi: “Noj ambicie e veçantë nuk është, përveç se noj kënaqësi ose disfaksion që të jepet shansi me lujtë edhe është diçka që mundesh me e majtë mend gjithmonë, diçka e bukur. Kurse noj objektiv i veçantë shyqyr kësaj here jemi lirë”.

Migen Memelli: “Përballjen me një nivel tjetër që luhet në serinë A. Megjithatë them se është një ndeshje e hapur edhe për tifozët më shumë edhe për teleshikuesit do jetë një ndeshje shumë e mirë dhe them se do t’i kënaqim”.

Por për Artan Bushatin, trajnerin e shpresave dhe teknikun që do të drejtojë këtë ekip kundër Milanit, një pjesë e futbollistëve do të jenë nën vëzhgim. Forma e tyre do të ndiqet për të ndihmuar edhe trajnerin e ardhshëm të kombëtares në ndeshjen kundër Portugalisë me 6 qershor.

Artan Bushati: “Përparësi i kemi dhënë atyre lojtarëve të cilët janë interesant dhe për të ardhmen mund t’i shërbej ekipit kombëtarë, jo është një kontingjent i cili ka qenë kontingjenti i shpresave që kanë kaluar, është një grup i ri që sapo është në ekipin e shpresës, sikurse janë edhe të lider nëse do i quajmë të tillë, të cilët kanë qenë pjesë e ekipit kombëtarë dhe jemi duke kontrolluar formën aktuale të tyre sportive”.

Skuadra do të vijojë sot me stërvitjen e parë./tvklan.al

Gazetari: Erion Todhe