Kreu i inteligjencës ushtarake të Izraelit, Aharon Haliva, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 Tetor 2023.
Ngjarja e 6 muajve më parë konsiderohet si dështim në parandalim nga Izraeli.
Nga sulmi i 7 Tetorit u vranë 1200 persona dhe u morën peng 250 të tjerë.
Sulmi i Hamasit shkaktoi zemërimin e Izraelit që nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës.
Gjeneralmajor Haliva dhe ushtarakë të tjerë kanë pranuar fajin në parandalimin e sulmeve terroriste të Hamasit në territorin izraelit.
/tvklan.al