Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për një tjetër fraksion të dosjes 339 e cila ka të bëjë me tjetërsimin e pronave në qytetin e Lezhës.
Mes të dënuarve janë motra dhe vëllai i ish-deputeti të Partisë Socialiste Arben Ndoka. Togat e zeza dënuan përfundimisht Gjevi Ndokën me 6 vite e 8 muaj burg, Blendi Ndokën e Emanuel Gjurën me 4 vite e 8 muaj heqje lirie.
Sipas verdiktit të gjykatës, Mimoza Ndoka dënohet me 1 vit e 4 muaj, Luigji Paloka me 4 vite e 8 muaj gjithashtu, ndërsa të pandehurit Vlash Gaxulli, Genc Zeneli, dhe Kol Lleshi 2 vite burg me kusht
Dënimet të tjera janë dhënë, përkatësisht për Marjeta Perskura 1 vit e 4 muaj, për Zef Lazrin 8 muaj si dhe Paulin Simonin 3 vite e 4 muaj.
Klan News