Lihen në fuqi masat për 20 komisionerët
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shpallur moskompetencë për “Dosjen 339” dhe çështjen e hetimit ndaj komisionerëve të Shijakut, të cilët akuzohen për krim zgjedhor.
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj 20 personave të vënë nën hetim GJKKO ka nxjerrë jashtë kompetencës çështjen, me argumentin se në rastin konkret personat e vënë nën hetim nuk i kanë kryer veprimet në formën e “grupit të strukturuar”, ndaj dosja do t’i dërgohet Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.
Gjykata ka lënë në fuqi masat për 20 komisionerët, “10 arrest në burg”, 7 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”.
Tv Klan