Avokati i Nezar Seiti, person i dyshuar si një nga anëtarët kryesorë të grupit të Habilajve, ka hedhur poshtë akuzat se klienti i tij ka kërkuar të jetë rrëfimtar në çështjen “Habilaj”. 

Nisur dhe nga deklaratat politike, avokat Detar Hysi është shprehur se Nezar Seiti nuk ka dhënë pëlqimin në asnjë fazë të hetimit edhe procedimit penal, në Shqipëri apo Itali, për t’u rrëfyer.

Sipas tij, Seiti nuk ka njohje me disa nga të pandehurit e çëshjtes në hetim duke e vënë atë në pozita të tjera proceduriale të cilat do të dalin gjatë hetimit me ndryshimin e masës së arrestit.

Tv Klan